Futboll Sport

PAS SHORTIT TË FAZËS KUALIFIKUESE TË EURO 2020/ Mancini pret Balotellin: Dera e Italisë e hapur, por koha…

Një ditë pas shortit të fazës kualifikuese të “Euro 2020”, që e pa Italinë të pozicionohet në një grup me Bosnjën, Finlandën, Greqinë, Armeninë dhe Lihtenshtejnin, Roberto Mancini foli në “Radio Anch’io Sport” edhe për sulmuesin kontravers të axurrëve, Mario Balotelli. Ky futbollist ka qenë i përkëdheluri i tij, por nuk po shkëlqen te Nice, ndaj ka humbur vendin edhe në kombëtare:

Më vjen keq për momentin që po kalon, sepse ai është shumë i talentuar. Ai duhet t’i shfrytëzojë mundësitë që ka. Është një lojtar i talentuar, që mund të argëtojë këdo me lojën e tij, por edhe të shënojë, sepse puna e tij është për të shënuar gola. Unë gjithmonë shpresoj se pranvera do ta bëjë të mendojë, sepse koha po kalon. Dera e kombëtares së Italisë është gjithmonë e hapur për të gjithë”.

Përfshirë edhe veteranët Buffon dhe De Rossi? Këtë rast, trajneri Mancini e shikon si pak të mundshëm: “Unë fola me ata të dy, megjithatë, kemi hyrë në një rrugë përtëritjeje. Tani është e vështirë për t’i parë ato me ngjyrën blu, por në futboll kurrë nuk i dihet”.

Related posts

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Topa të humbur dhe krosime pa adresë, diferenca nga krahët. Ja si e pësoi Kombëtarja…

Delo.autor

Messi një ‘jashtëtokësor’, njihuni me 5 rekordet që theu argjentinasi sot në ‘El Clasico’

Q.Autor

IMMOBILE MENDJE TEK TOPI/ Gruaja SEKSI “HARBOHET” duke “tërbuar” fansat (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment