Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA E RINOVIMIT/ CHELSEA i ofroi HYSAJT një “MAL ME PARA” (DETAJE)

Elseid Hysaj dhe Napoli kanë “ngrirë” çështjen e rinovimit. Prej javësh, tema e zgjatjes së kontratës që mbrojtësi kuqezi ka me napolitanët nuk ka marrë ende zgjidhje përfundimtare. Nga sa bëhet me dije në mediat pranë skuadrës nënkampione të Italisë në edicionin e shkuar, bllokimi ndodh prej… Çelsit. Po, skuadra londineze duket se është “molla e sherrit” mes shqiptarit dhe Napolit.

“FTOHJA” Në Napoli janë të bindur që gjithçka ka stopuar. Hysaj dhe drejtuesit e Napolit nuk arrijnë që të gjejnë një akord rreth rinovimit. Mbrojtësi kuqezi, me anë të agjentit të tij, kërkon të paktën 2.5 milionë euro pagë vjetore, ndërkohë që për napolitanët nuk mund të shtohet më shumë sesa 2 milionë euro. Me sa duket, fillesa e këtij “ngërçi” mes palëve është bërë merkato në verën që lamë pas. Pra, Çelsi që aktualisht drejtohet nga Mauricio Sarri. Refuzimi i Napolit për shqiptarin që t’i bashkohet Sarrit në Londër ka ftohur ndjeshëm raportet mes palëve.

PRAPASKENA Sipas mediave napolitane, kërkesa e lartë e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare buron nga vlera e lartë e ofruar nga Çelsi, në rast se ai do të largohej, e duke qenë se Napoli u bë pengesë, atëherë Hysaj me anë të menaxherit të tij nuk pranon të ulë pretendimet. “Cronache di Napoli” bën me dije se në verë Çelsi ka ofruar një kontratë për shqiptarin, ku përfshihej pagesa prej katër milionë eurosh në sezon.

Kjo shifër, shumë herë më e lartë nga paga aktuale e mbrojtësit, ka bërë që edhe pretendimet e tij të rriten, kur bëhet fjalë për të shtyrë zgjatjen e qëndrimit në Napoli, kur kontrata aktuale përfundon në vitin 2021. Së fundmi, për shqiptarin janë shtuar edhe zërat kritikë, pavarësisht faktit se ai ka qenë në dispozicion të skuadrës për të luajtur sa në të djathtë edhe në të majtë të prapavijës. Mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhjeje do të marrë çështja e rinovimit mes shqiptarit dhe Napolit, për të cilin ekziston edhe një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratë, në rast largimi të tij nga skuadra italiane.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Tirana konfirmon goditjen e radhës në merkato, ja emri

Delo.autor

CHAMPIONS/ Juventus triumfon në Gjermani, Bayern thyen Tottenhamin e Mourinhos. Ja rezultatet

Delo.autor

CHAMPIONS/ REALI mposht Romën, Bayern me “5 yje” shkatërron Benficën

Isa.Autor

Leave a Comment