Futboll Premier League Sport

PRAPASKENAT/ Nuk u mor në SERBI: SHAQIRI ishte përgatitur për… “FERRIN”

Në “Anfield” dy javë më parë nuk kish te tifozë serbë. Xherdan Shaqiri luajti titullar dhe gatoi dy prej golave të fitores 4-0 të anglezëve ndaj Cërvenës, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sot emocionet do ishin krejtësisht të tjera. Për “Marakananë” e tejmbushur me 50 mijë tifozë kundër, ai kishte më shumë se dy muaj që ishte përgatitur. Por, në fund nuk do të jetë. Cilat janë ndjesitë? Më shumë zhgënjim sesa lehtësim, edhe pse edhe ai vetë do ta ketë të vështirë ta ndajë peshën që mbizotëron. Por, një gjë është e sigurt. Xherdan Shaqiri ishte përgatitur dhe karikuar për t’ia dalë me sukses edhe kësaj sprove.

E pati deklaruar që në deklaratat e tij të para pas hedhjes së shortit dhe për herë të fundit e përsëriti të dielën, gjatë intervistës që lëshoi për “Mirror”: “Ajo që ndodhi në Kupën e Botës i takon së shkuarës dhe për mua do jetë një tjetër ndeshje futbolli. Futbolli është futboll dhe politika politikë. Unë do të shkoj atje për të luajtur futboll. Nuk do shkoj atje për të bërë asgjë tjetër”.

Këto janë fjalët e një futbollisti që është gati të veshë mburojën për të përballuar një nga ndeshjet më të vështira të karrierës. Dhe pavarësisht se Klop thotë se Shaq e pranoi vendimin e tij, këto fjalë demonstrojnë se sa shumë do të donte ylli i tij që të ishte në fushë sonte. Ish-lojtari i Stok Sitit nuk ua kurseu edhe një shigjetë serbëve: “Nuk mendoj se Ylli i Kuq i Beogradit është kundërshtari më i fortë për të qenë i sinqertë dhe nuk shqetësohem për ndeshjen në Beograd”.

Ashtu siç nuk u kurseu edhe një tjetër për ata që kanë vënë në dyshim aftësitë e tij: “Rrëzimi me Stokun ishte një përvojë shumë e keqe për klubin dhe për mua dhe shpresoj që ata të rikthehen shpejt. Por, pavarësisht asaj që ndodhi atje, unë jam një fitues i Ligës së Kampioneve. Mendoj se kjo meriton respekt. Njerëzit nuk duhet të harrojnë ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam dhe atë që kam fituar. Kam luajtur për një prej skuadrave më të mëdha në botë në Mynih dhe sot luaj përsëri për një nga klubet e mëdha”.

Related posts

TRIUMFI I LIVERPOOL/ Shaqiri, lojtari i trofeve dhe shqiptari i medaljeve

Delo.autor

PUSHTETI I SPORTIT/ Popullariteti i McGregor “thyen” kufinjtë, merr VOTA në zgjedhjet presidencale (FOTO)

Isa.Autor

PRANË RIKTHIMIT NË EUROPË/ Longo e ftoi te Kukësi, Xhiovinko një hap larg akordit në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment