Futboll Seria A Sport

PRANON PERIUDHËN E VËSHTIRË/ Benatia: Duhet të vazhdojmë t’i mbajmë kokat lart

Gjithnjë e më pak hapësira në fushë, gjithnjë e më shumë nervozizëm jashtë saj. Medhi Benatia, pas një sezoni si protagonist me Juventusin, po sheh që hapësira e vet te bardhezinjtë po bëhet gjithnjë e më e vogël. Një tjetër “stol” në Bergamo e bëri atë që të shfryjë në rrjetet sociale.

Mbrojtësi maroken ishte përsëri alternativë, pas çiftit Bonucci-Chiellini, kundër Atalantës. Një lënie jashtë, që shkaktoi zemërim dhe keqardhje te lojtari i datëlindjes 1987, tani në vitin e tretë te Juventusi. Ky është mesazhi i plotë, i postuar nga Benatia në profilin e tij Instagram, në të cilin pranon periudhën e vështirë që po kalon te bardhezinjtë:

“Në këtë moment të vështirë, shumë njerëz më dërgojnë mesazhe mbështetjeje dhe unë ju falënderoj. Veçanërisht, kam një mirënjohje për marokenët e të gjithë botës, që marrin kohë për të shkruar për mua, sepse nuk mund t’iu përgjigjem të gjithëve. Konfirmoj se nuk ka hapësirë për dyshime dhe se duhet të vazhdojmë t’i mbajmë lart kokat tona, sepse një luan nuk fle, nuk vdes…“

Aktivizimi i fundit i Benatia me fanellën bardhezi daton më 11 nëntor 2018, në sfidën e “San Siros”, kundër Milanit. Deri më tani, ai ka luajtur vetëm 6 ndeshje sezonale, në të cilat marokeni ka qenë protagonistë që nga minuta e parë.

Related posts

E FRIKSHME/ MMA: Shikoni goditjen më të tmerrshme në historinë e sporteve luftarake (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULIMET TRONDITËSE TEK MILAN/ Përgjime të paguara nga Fassone

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Fitoren me të thellë e kanë me Shqipërinë, ja çfarë duhet të dini për Andorrën…

Delo.autor

Leave a Comment