Futboll Seria A Sport

ZIKALTRIT NISIN FESTËN/ INTERI shumë pranë sulmuesit të Man United

Inter raportohet të jetë në “pole position” për firmën e sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial, i cili akoma nuk ka rinovuar. Francezi është përfolur për një kalim tek Juventus në të shkuarën, me kontratën e lojtarit që skadon në qershorin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq kanë një opsion për të rinovuar deri më 2020, që me shumë mundësi do ta shfrytëzojnë, por nëse ai ka vendosur të largohet, mund të blihet me një çmim okazion që në verë.

Drejtori sportiv i zikaltërve Piero Ausilio është një admirues i Martial, dhe Tuttosport raporton se është në “pole” për ta blerë nëse francezi vendos të largohet nga Old Trafford.

“Unë dua që ai të qëndrojë,” shprehet trajneri i Man United Jose Mourinho të premten. “E di që edhe klubi do që ai të qëndrojë. Shpresoj që të qëndrojë.”

Related posts

SKANDALI/ PSG dhe Man City do të paditen në BE, nëse UEFA s’i ndëshkon

Isa.Autor

HUNGARI-PORTUGALI/ Ronaldo kërkon të konfirmohet kampione Europe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Inter, Ausilio: Nuk ka kushte për Pastoren

Q.Autor

Leave a Comment