Futboll Seria A Sport

ROMA-INTER/ Inzaghi: Ndeshja më e rëndësishme, Mourinho special

Simone Inzagi ka jet uar shumë sfida kundër Romës si derbi, por këtë herë në “Olimpiko” do të kthehet me Interin e tij, për një sfidë që siç thotë ai do ta jetojë njësoj si kur drejtonte Lacion. Trajneri do të gjejë përballë Murinjon dhe në konferencën para ndeshjes ka vlerësuar teknikun kundërshtar, duke u kërkuar të tijve të bëjnë një ndeshje të madhe.

PËRBALLJA – “Një ndeshje shumë e rëndësishme, më e rëndësishmja e kësaj periudhe. Kundërshtari është shumë i fortë dhe duhet të bëjmë një ndeshje shumë të kujdesshme. Do të jetë një kënaqësi të takojmë Murinjon sepse është trajneri i Tripletës. Nuk e njoh personalisht, por të gjithë ia dimë kapacitetin dhe e dimë çfarë ka bërë, ndaj duhet të bëjmë kujdes”.

LAUTARO – “Duhet të vazhdojë në këtë mënyrë sepse mund të përmirësohet akoma shumë. Jam shumë i kënaqur nga ai dhe nga sulmuesit e tjerë. Po bëjnë shumë mirë dhe na ndihmojnë në çdo fazë. Shënon prej tri ndeshjesh dhe shpresojmë të mos e humbasë këtë ritëm”

MBROJTJA – “Nuk do të jenë Darmian e Ranokia dhe ka shumë pak mundësi dhe për De Vrajin dhe Kolarovin. Këta të fundit mund të jenë gati për Realin ose Kaljarin. Bastonin duhet ta vlerësoj akoma. Është në gjendje të mirë, por nuk ka zbritur akoma në fushë”.

KREU – “Vërtet kemi rikuperuar shumë pikë në një kohë të shkurtër, por unë kam qenë gjithmonë i qetë sepse e shikoja si stërvitej skuadra dhe e dija se do të arrinim në këtë moment. Kur shikoj këtë grup, kam shumë besim për të ardhmen. Në 10 ndeshjet e fundit kemi fituar 8 dhe kemi barazuar 2 duke e shkurtuar distancën, por edhe të tjerët nuk kanë ndenjur duarkryq. Do të gjykojmë hap pas hapi për titullin, ka akoma shumë ndeshje deri në fund dhe gjithmonë ajo e radhës do të jetë më e rëndësishmja, sidomos kjo me Romën në këtë periudhë”.

KALENDARI I NGJESHUR – “Këtë e vuajmë të gjithë ne trajnerët. Luajmë çdo dy-tri ditë dhe mendoj se duhet të gjendet një zgjidhje, të fillojmë më parë kampionatin ose të organizojmë ndryshe ndeshjet e kombëtareve. Neve na ngelet vetëm të përshtatemi dhe e kemi bërë. Me Specian kisha vetëm dy mbrojtës të disponueshëm në qendër, por duhet t’ia dilnim. Gjithsesi, në mbrojtje jam i kompletuar, Shkriniar e Bastoni janë fantastikë”.

MËNYRA E LOJËS – “Ia kemi dalë të fitojmë pa sakrifikuar mënyrën tonë të lojës sepse jemi njohur më mirë me djemtë dhe pasi kemi analizuar të gjitha ndeshjet, gjetëm ekuilibrin dhe krijuam identitetin tonë. Krijojmë shumë, jemi sulmi më i mirë dhe jemi solidë. Të ecim përpara”.

XHEKO DHE ROMA – “Unë dhe Xheko do të kthehemi të dy në Romë. Për mua nuk është më një derbi, por jam njësoj i karikuar dhe i kam kërkuar skuadrës të luajë me vendosmëri dhe personalitet sepse duhet të marrim tri pikët. Xheko është stërvitur shumë mirë, madje më mirë edhe se me Specian. Do të jetë e veçantë për të dhe do të bëjë një ndeshje të madhe”.

Related posts

Ish trajneri i Holandës, Blind: De Ligt nuk është gati për Juventusin

Isa.Autor

FAKE NEWS/ Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Nuk do organizojmë finale të Ligës së Kampionëve jashtë Europës

Isa.Autor

“VIDEO LAJM”/ UEFA poston golin e DITËS. Magjia e HYSAJ që la “GOJË HAPUR” Islandën

Delo.autor

Leave a Comment