Futboll La Liga Sport

REALI DHE BARÇA NUK JANË ASGJË/ Skuadra franceze shënon 95 gola në 3 ndeshje dhe më pas TËRHIQET sepse…

Kur organizohet një ndeshje ku njëra skuadër është më e fortë se tjetra, dihet së nuk do jetë shumë argëtuese. Dhe zgjidhja më e mirë, në këto raste, është ajo klasike: “përzierje e skuadrave”. Kështu ndeshja bëhet më e ekuilibruar dhe nuk do të jetë vetëm një shëtitje për më të mirin dhe një dramë për të dobëtin.

Problemi qëndron nëse mund të ndodhë diçka e tillë në kampionat. Në këtë rast, miksimi i skuadrave bëhet i pamundur. Dhe nëse njëra skuadër është dukshëm shumë më e fortë se të gjithë kundërshtarët e turneut, çfarë ndodh? E thjeshtë, ekipi tërhiqet për shkak të superioritetit të dukshëm.

95 gola në tre ndeshje – E pabesueshme por e vërtetë, kjo ka ndodhur tek U-15 e femrave të Nantes, të cilat u detyruan të braktisnin kampionatin për shkak se nuk kishin konkurrencë nga skuadrat e tjera. Nga ajo që tregon një raport nga “Bein Sports”, “kanarinat” kanë shënuar 95 gola në tre ndeshje dhe kanë pësuar vetëm 1.

Në ndeshjen e parë në kampionat kanë arritur të fitojnë 24-1 ndaj Entente la Grigonnais, më pas arritën të fitojnë 31-0 me Guemene dhe më pas morën një fitore 40-0 kundër Blain. Domethëne, vajzat e Nantes mund të luajnë edhe me 5 lojtare dhe përsëri të fitojnë Por kjo gjë e bën kampionatin…të mërzitshëm. Kështu erdhi lamtumira, tërheqja vullnetare nga turneu, por me një kërkesë: regjistrimin në kampionatin e meshkujve.

Një dominim i tillë sigurisht që nuk i bën mirë kampionatit të futbollit francez për femra: “Kjo është diçka dramatike për kundërshtarët, pasi bëhet fjalë për vajza të reja që dëshirojnë të luajnë futboll. Dhe është e lehtë për t’i kritikuar duke qenë se marrin rezultate të tilla”, kështu është shprehur një pjesëtar i klubit për “Sofoot”. Por ka një traditë rreth kësaj.

Edhe femrat U-18 nuk janë aspak keq në këtë drejtim dhe kanë patur të njëjtin “problem”. Por nuk u pranuan në një kampionat tjetër dhe për momentin luajnë vetëm ndeshje miqësore me skuadrën e meshkujve. Ku i dihet, ndoshta vajzat do të ishin të kënaqura po të luanin me ekipin e parë të meshkujve të Nantes, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë diçka që nga viti 2001.

Related posts

“Ai di vetëm të kruajë hundën”, tifozët masakrojnë Lëvin (VIDEO)

Sadik.Autor

TIRANA SIGURON MBIJETESËN/ Dopieta e Dokës dhe Hasani mbajnë bardheblutë në Superiore

Delo.autor

HISTORI SUKSESI/ 16-vjeçari shqiptar shpallet për herë të tretë kampion në Gjermani

Delo.autor

Leave a Comment