Futboll Sport

REALIZON EPËRSINË/ Sulmuesi Muriqi shënon golin e barazimit ndaj Sivassporit (VIDEO)

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës, Vedat Muriqi e ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij Rizesporin në barazimin 1-1 ndaj Sivassporti të dielën në Super Ligën turk.

Muriqi, i cili po kalon nëpër formë të mirë kohët e fundit, të cilën e ka shfaqur edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve, realizoi për epërsinë e Rizesporit pas një ore lojë në Sivas.

Por, për fatin e tij të keq, vendasit e barazuan rezultatin në 1-1 rreth dhjetë minuta para fundit, kur David Braz shënoi.

Ky ishte barazimi i gjashtë për skuadrën e Muriqit, që vjen pas tri humbjeve radhazi në ligë.

Si pasojë, Rizesporti ka vetëm nëntë pikë dhe renditet e fundit në Super Ligën turke pas 13 xhirove.

Related posts

ZBULON ËNDRRAT E TIJ NË SIRTAR/ Vinicius: Dua të luaj me idhullin tim dhe të fitoj Botërorin

Delo.autor

PAS 4 MINUTA LOJË/ Bruno Dita kalon “Ujqërit e Dëborës” në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Moise Kean firmos me skuadrën e Everton, ja fjalët e tij të para

Delo.autor

Leave a Comment