Futboll Premier League Sport

Refuzoi simbolin e NATO-s/ SERBËT banderola dhe postera për patriotizmin e futbollistit

Ditën e djeshme, media serbe, “Kurir” pati bërë publike deklaratën e Nemanja Matiç, ku ky i fundit shpjegonte se përse nuk e mbante simbolin e NATO-s në fanellë.

“E kuptoj plotësisht se përse lojtarët e tjerë e mbajnë atë simbolin e lules në fanellë dhe është e gjitha e drejta e tyre për të bërë diçka të tillë. Megjithatë, unë kam një kuptim tjetër të plotë, për dikë që ka humbur njerëz në konflikte.Ju duhet të kujtoni që unë jam ndjerë i sulmuar kur isha i vogël, vetëm 12 vjeç, pasi Serbia po shkatërrohej nga bombat e hedhura nga NATO në vitin 1999 dhe aty ka pasur shumë që ka ndërruar jetën, edhe fëmijë. E vesha më herët, por kur e mendova përsëri, kuptova se nuk ishte e drejtë që ta vendosja atë simbol” – ka thënë mesfushori i Manchester-it.

Për lojtarin serb, kanë filluar të vendosin postera të mëdha dhe banderola për të kujtuar patriotizmin e tij për shtetin dhe historinë e tij.

Related posts

Fair Play Financiar, PSG deri më 10 qershor duhet të arkëtojë 70 mln euro

Q.Autor

Partizani-Kamza/ 3 minuta në fushë, Rezi sjell golin e mbijetesës tek Kamza

Sadik.Autor

PO SHIJON DISA DITË RELAKSI NË IBIZA/ Shikoni me kë po i kalon pushimet Luis Suarez (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment