Futboll Premier League Sport

“HIDHI NJË SY NGA NGOLO KANTE”/ Kur tifozi i propozonte skuadrës së tij mesfushorin që në 2013

Mesfushori francez i Çelsit, Ngolo Kante, cilësohet si një ndër futbollistët më të mirë në botë në rolin e tij, teksa nuk mungojnë dhe titujt në karrierën e tij, përfshirë dhe një Kupë Bote me Francën në vitin 2018.

Në përgjithësi, tifozët e klubeve përpiqen tu japin një dorë skuadrave të tyre ku nuk mungojnë dhe kërkesat për transferimin e lojtarëve të ndryshëm. Një status interesant është përhapur në internet, ku shihet se si një tifoz i skuadrës angleze të Midëllsbrout, i kërkon ekipit të tij të transferojë mesfushorin Kante që në vitin 2013.

“Thuaju agjentëve t’i hedhin një sy Ngolo Kantes tek Kaeni, përpara se ta marrë Vengeri. Lojtar i nivelit të lartë”. Ky është komenti i tifozit angelz, që daton më 19 gusht të vitit 2013.

Në atë kohë mesfushori i Çelsit, luante për skuadrën franceze të Kaenit, dhe u transferua dy vite më vonë tek Lejstëri në Premier Ligën angleze. Në postim shihet dhe përgjigja që i ka dhënë klubi tifozit, teksa i shkruan se do ta marrin parasysh kërkesën e tij, dhe së shpejti agjentët e klubit do të vihen në lëvizje.

Ripostimi i statusit ka bërë bujë në internet, ku ndonjëherë tifozët dhe pse nuk janë profesionistë qëllojnë me idetë e tyre.

Related posts

Pista Olimpike e Fluturimeve, nga më të bukurat dhe të veçantat në botë (FOTO)

Sadik.Autor

SKANDALI/ Trajneri i kombëtares del në gjyq, akuzohet për ngacmim seksual

Delo.autor

PREKËSE/ Pele LETËR emocionuese për Maradonën: Të dua, Diego

F.autor

Leave a Comment