Futboll Shqipëri Sport

RIMORËN KREUN/ Gega: Çdo ekip e ul ritmin në avantazh të dyfishtë, skuadra është e…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në takimin kundër Kastriotit, por pranoi se në minutat e fundit e kishin shumë të vështirë të dilnin në lojën e tyre, për shkak të lodhjes fizike. Për “Supersport”, Gega tha:
Ndeshja: “Për mua është njësoj, si ai që humb dyluftimin në fushë, si ai që nuk pason para porte. Jemi ndëshkuar në disa raste nga egoizmi, por nuk është fundi i botës. Për mua luajti mirë e gjithë skuadra dhe jam i kënaqur për tri pikët. Mund të kishim shënuar më shumë, por në këtë pjesë do të përmirësohemi me punë dhe me stërvitje.
Çfarë i mungon Partizanit: “Është e vërtetë, nuk jemi të njëjtët me javët e para. Problemi është se jemi të lodhur. Ka një farë lodhje fizike dhe që krijon hapësira në mesfushë. Telushi nuk ka pushuar që në qershor dhe është i ngarkuar. Por nuk mund ta lej në stol, pasi është shumë i rëndësishëm për ne.
Paraqitja e lojtarëve: “Gojkoviç është stërvitur gjatë gjithë kohës, profesionist dhe korrekt në punën e tij. Por ka kaluar shumë kohë në stol dhe kjo gjë u pa në fushë, sidomos te goli i Krujës. E rëndoi veten më shumë seç duhet dhe i kërkova të mos e kritikojë veten shumë. Po ndihet lodhja tek të gjithë lojtarët, nuk jemi të freskët.
Ishim me fat që shënuan shumë shpejt dhe kjo gjë ishte pozitive dhe negative. Çdo ekip në botë kur është në avantazh të dyfishtë e ul disi ritmin.
Ne duhet të bëjmë një paraqitje më të mirë në javët e ardhshme dhe të ruajmë këtë ritëm, edhe pse e di se do të jetë e vështirë me kondicionin fizik që kemi për momentin”,- përfundoi Gega.

Related posts

SEZONI I ERRËT/ Vuan në transfertë dhe pëson shumë gola në “Camp Nou”, Barcelona më e dobët në 13 vite

Delo.autor

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Zbulohet e ardhmja e Ronaldos tek…

Delo.autor

STATISTIKAT/Nuk ishte gjithmonë vetëm Bayerni, ja skuadrat e tjera që fituan Bundesligën

F.autor

Leave a Comment