Futboll La Liga Sport

Kasemiro në LOT/ Mesfushori brazilian tregon për vështirsitë e jetës…

Mesfushori i Brazilit Casemiro, konsiderohet si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mirë në botë. Lojtari ka kujtuar një moment tepër të dhimbshëm të fëmijërisë së tij në Brazil. Atë, kur familja e tij jetonte në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe nuk blinte dot një shishe me kos.

26-vjeçari ka shpërthyer në lot kur i kanë sjellë para një shishe kosi.

“Si fëmijë kam dashur gjithmonë të pi kos, por kurrë nuk kam pasur mundësi ekonomike që t’a ble. Nuk kushtonte shumë, rreth 20 cent, por mami gjithmonë më thërriste brenda, sepse askush nuk kishte para për t’a blerë”- tha lojtari.

Tani që i ka mundësitë për të pasur gjithçka çfarë dëshiron në jetë, falë talentit dhe punës së tij, Casemiro nuk e harron të shkuarën. Madje, sa herë që kthehet në Brazil, gjëja e parë që bën në shtëpi, është konsumimi i kosit.

“Kështu që, kur kthehem në Brazil, unë pij 50 prej tyre në ditë. Nuk është mirë për mua, por e bëj sepse është diçka që gjithmonë e kam dashur dhe nuk mund ta kisha”.

Shumë prej yjeve të futbollit në botë kanë ‘luftuar’ me varfërinë në të kaluarën e tyre. Ata nuk kishin vend ku të jetonin dhe asgjë për të ngrënë. Por, forca, vullneti dhe dëshira për të arritur qëllimet në jetë, kanë bërë që të jenë këta që janë sot. Ku, tashmë nuk u mungon asgjë në jetë. Casemiro është një nga shembujt konkretë. Pasi luajti i huazuar te Porto për një sezon (2014-2015), ai u kthyer në “Santiago Bernabeu” dhe fitoi tri herë rresht Champions League. Ylli i “Los Blancos” ka një pagë prej 90 mijë euro në javë, ndërsa vlera e tij neto është 13 milionë. Ai momentalisht ndodhet me ekipin e tij kombëtar në Rusi, në kuadër të Kupës së Botës, ku do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Zvicrës më 17 qershor. Ish-trajneri i Brazilit, Felipe Scolari beson se Casemiro është lojtari më i rëndësishëm te kombëtarja braziliane.

Related posts

E FUNDIT/ Gjendet avioni i humbur i Emiliano Sala. Pritet që…

Delo.autor

LAJM I MADH NGA ITALIA/ Sarri merr Hysajn tek Juventus

Delo.autor

Manchester United barazon menjëherë shifrat ndaj Cityt, zbuloni autorin e golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment