Futboll Premier League Sport

SKANDALI/ PSG dhe Man City do të paditen në BE, nëse UEFA s’i ndëshkon

La Liga është e gatshme të paraqesë para autoriteteve të Bashkimit Evropian (BE) paditë për shkeljen e ligjit nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain, nëse UEFA nuk i ndëshkon këto dy klube. Artikujt e “Football Leaks” të publikuar në gazetën gjermane Der Spiegel dëshmojnë se këto dy klube i kanë falsifikuar të dhënat e të ardhurave nga sponsorët për të mos u ndëshkuar nga UEFA për shkeljen e rregullave të transferimeve, Financial Fair Play (FFP).

Të dhënat e siguruara nga hackerat të cilët kanë sulmuar sistemin kompjuterik të FIFA-s vërtetojnë se UEFA kishte qenë në dijeni për këto shkelje dhe madje kishte arritur marrëveshje jashtë gjykatave me këto dy klube për të mos i larguar nga Champions League. “Dokumentet e Football Leaks e konfirmojnë atë që e kemi thënë për vite të tëra me radhë. PSG-ja dhe Manchester City duhet të ndëshkohen. Nëse UEFA nuk reagon, atëherë ne do të ankohemi te autoritetet përkatëse të BE-së”, ka thënë zëdhënësi i La Ligës, Joris Evers.

Të dy klubet e përfshira në këtë skandal i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa UEFA ka lëshuar një deklaratë ku fillimisht deklaroi se këta artikuj ishin shkruar me tendencë për ta sulmuar atë, mirëpo nuk kanë pranuar t’i komentojnë akuzat specifike.

Related posts

Do largohet pas 22 vitesh, Fabregas për Wenger: Tregove dinjitet, ishe si një baba për mua

Sadik.Autor

Roman Abramovich: Chelsea, me sytë nga merkato verore pavarësisht të ardhmes së Contes

Sadik.Autor

LUAJTI TEK LUFTËTARI NË SEZONIN E FUNDIT/ Mesfushori Ymeraj firmos me skuadrën greke…

Delo.autor

Leave a Comment