Futboll Seria A Sport

RONALDO DIHEJ/ Ja blerja më e mirë që ka bërë JUVE këtë sezon, po shkëlqen

Barcelona humbi Dani Alves në vitin 2016, kur braziliani u largua për te Juventusi, por nëse ky ishte një gabim fatal për klubin blaugrana, po aq i rëndë ishte gabimi tjetër, duke mos marrë Joao Cancelo si pasues të Alves.

Portugezi ishte 22 vjeç në atë kohë, por që në sezonin e parë te Valencia u pa qartë se kishte të ardhme të madhe dhe ishte lojtari i duhur për lojën ofensive dhe teknike të Barcelonës. Ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, e drejtoi për vetëm 3 muaj Valencian në fund të vitit 2016, por aq i mjaftoi për ta kuptuar se Cancelo ishte një lojtar vërtet special.

“Është e qartë që ai mund të bëhet një kampion. Ka potencial të jashtëzakonshëm dhe nuk është një nga anësorët e shumë që janë në qarkullim. Në shumë drejtime, ai është unik, sepse sulmon pa fund, është i fortë dhe ka teknikë të shkëlqyer, duke dribluar si sulmues dhe duke e përdorur topin në mënyrë fantastike. Është ende shumë i ri, ka ende shumë punë për të bërë, por ka një talent të pabesueshëm”, deklaronte në atë kohë trajneri italian.

Aq shumë talent, saqë është e pabesueshme se si Juventusi nuk pati fare konkurrencë për të gjatë merkatos verore. Agjenti i tij, Jorge Mendes, donte ta çonte te Wolverhampton-i i tij, por Cancelo donte Serinë A dhe Champions League, ndaj zgjodhi Juventusin, që ndryshe nga Interi nuk e vret mendjen për të shpenzuar miliona, kur sheh që ka një talent përpara.

Nëse Interi frenoi nga rregullat e Fair Play Financiar, Juve pagoi menjëherë 40 milionë eurot që duheshin dhe e rrëmbeu portugezin, që në fakt u duk një operacion B për të mundësuar transferimin e Cristiano Ronaldos në Itali.

Beppe Marotta shpjegonte: “Gjithçka nisi kur po flisnim me Mendes për Cancelo-n dhe ai na propozoi si ide Ronaldon”. Pak javë më vonë, u kompletua transferimi më i madh në historinë e Juves dhe deri tani gjithçka ka qenë një sukses total, brenda e jashtë fushe.

Asnjë surprizë, Ronaldo është Ronaldo, një makinë parash dhe golash, diçka që Juventusi e dinte, por ndoshta klubi bardhezi nuk e dinte që po blente edhe mbrojtësin e djathtë më të mirë në planet në këtë moment.

Cancelo ishte fantastik për Interin në pjesëne dytë të sezonit të shkuar, por te Juve ka bërë një hap përpara, sepse po tregon që di ta bëjë shumë mirë edhe fazën mbrojtëse, me 74 rikuperime topi, i dyti pas Koulibaly të Napolit, por me 3 ndeshje më pak. Sa për fazën sulmuese, Cancelo është një garanci, sepse këtë sezon ka 28 driblime (vetëm Chiesa ka më shumë në Serinë A), ndërsa ka krijuar 17 raste për gol (i treti nga mbrojtësit) dhe ka dhënë 12 krose të suksesshëm (i pesti në renditjen e mbrojtësve).

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Bayern Munich gati 58 milionë euro për të “rrëmbyer” yllin e Inter…

Delo.autor

MOURINHO THYEN HESHTJEN/ Shpjegon polemikat me Pogba te Manchester United

F.autor

NUK ISHTË AS NË STOL/ Emery shpjegon mungesën e yllit të ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment