Ekskluzive Futboll Sport

“BOKS APO FUTBOLL”?/ Arbitri Hamitaj nuk ishte i vetmi! Rastet e rënda të “DHUNËS” në futbollin shqiptar

Skandali që përfshiu futbollin shqiptar riktheu dhe një here kujtimet e “errëta” të sportit në Shqipiëri. Ngjarja e ndodhur në Kamëz ku presidenti dhe një grup tifozësh goditën me grushta arbitrin kryesor Eldorian Hamitaj. Shkak i kësaj ngjarje ishte dhënia e penalltisë në minutën e 95-të ekipit kundërshtar. Çka e çoi rezultatin e ndeshjes me pike të barabarta.

AlpeNews.al ju sjell disa nga ngjarjet e “zeza” të futbollit tone:

Maj 2016 / Peshkopi – FNSH ka ndihmuar të nxjerrë nga stadiumi skuadrën e dhunuar të Kastriotit, pas një ore e gjysmë ngujimi brenda. Pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve krutanë, uniformat blu nuk kanë arritur të ndalojnë civilët vendas, që gjuanin me ç’të mundnin ndaj mysafirëve. Fusha e Korabit u dënua një sezon, edhe pse skuadra dibrane siguroi ngjitjen në Superiore.

Nëntor 2015: Sopoti – Iridon Bahiti, pas ndeshjes me Luftëtarin, në Kompleksin e Pezës, hyri në fushë dhe tentoi të godiste gjyqtarin Sokol Çekaj. Nëse këtë s’e arriti dot ta bënte, sepse ndërhynë ato pak forca policore private, që ishin aty, e pështyu në fytyrë kryesorin nga Laçi. Ajo pështymë i ka kushtuar 2 vite (24 muaj) pezullim nga çdo aktivitet sportiv në Shqipëri zyrtarit të Sopotit, Iridon Bahiti.

 

2014: Bylis – Ekipi i KF “Bylis”, për dështim në organizimin e ndeshjes dhe përmbushjen e përgjegjësive, bazuar në nenet 29, 64 dhe 65.2 të KDS, u dënua me përjashtim nga kampionati dhe zbritjen një kategori më poshtë, si dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me KF “Laçi“, me rezultatin 3-0.
Zyrtari i KF “Bylis”, Besnik Kapllanaj, për dhunë fizike ndaj zyrtarëve të ndeshjes u përjashtua përgjithmonë nga çdo aktivitet sportiv. Kujtojmë se delegati Besnik Çela u godit me sende të forta në kokë në Ballsh, pas ndeshjes me Laçin, ndërsa pas mjekimeve në spitalin e Fierit bëri kallëzimin në komisariat për Kapllanajn.

2011: Laçi: Ndeshja me Kastriotin kishte përfunduar 1-1, por tifozë e zyrtarë vendës goditën drejtues e arbitra, kryesisht Lorenc Jeminin. Bardhezinjve iu zbritën 6 pikë nga klasifikimi dhe gjysmën e sezonit të ardhshëm e luajtën në fusha asnjanëse.

2011: Pogradeci – Ndeshja ndaj Teutës kishte përfunduar, por u godit një zyrtar i FSHF-së. Liqenorëve iu zbriten tri pikë nga klasifikimi.

2009: Tërbuni – Edhe pse kishte përfunduar ndeshja, tifozë e drejtues vendës u futën në fushë dhe goditën zyrtarët e ndeshjes ndaj Kastriotit. Vendimi i Disiplinës ishte zbritja e Tërbunit një kategori më poshtë dhe dhënia e 3 pikëve në tavolinë krutanëve!

Flamurtari-Skënderbeu – Vetëm se u godit me një grusht presidenti i skuadrës korçare, Ardian Takaj, Flamurtarit iu zbritën tri pikë nga klasifikimi.

24.09.2006 / Vlorë – Drejtuesit e klubit “Flamurtari” uzurpojnë fushën e tyre, pas dhënies së një penalltie për bregdetarët në ndeshjen Flamurtari-Teuta. KF Flamurtari dënohet me 3 ndeshje pezullim të fushës dhe 100 mijë lekë të rinj gjobë.

/Alpesport.al

Related posts

E HABITSHME/ 4 teste në 6 javë, Dybala rezulton ende pozitiv me COVID-19

Delo.autor

“CAMP NOU” MBUSHET PLOT/ Barcelona është skuadra më e ndjekur nga tifozët

Delo.autor

Griezmann në bisedime me Realin dhe Barçën, ja çfarë prioriteti ka sulmuesi

Sadik.Autor

Leave a Comment