Futboll Premier League Sport

VDEKJA E GRUAS/ Prezantuesi kritikohet ASHPËR pas batutës që bëri për Ferdinand

Prezantuesi i BT Sport Jake Humphrey është kritikuar nga tifozët për batutën e panevojshme që bëri pasi Rio Ferdinand po fliste për vdekjen e gruas që i hoqi ambiciet për t’u bërë një trajner futbolli. Humphrey, i cili ka që prej sezonit 201314 që prezanton programin e Premier League në BT Sport, ishte duke zhvilluar emisionin e pasdites pas ndeshjes Tottenham-Chelsea.

Pas ndeshjes, Ferdinand ishte duke diskutuar planet për të ardhmen dhe ka pranuar se do të kishte pasur shumë dëshirë të ishte bërë trajner përpara se problemet personale t’i ndryshonin planet.

“Në një botë ideale do të kisha pasur shumë dëshirë të isha bërë trajner. Por situatat ndryshojnë për arsye të ndryshme në jetë dhe duhet t’i pranosh këto gjëra,” ishte fjalia e Ferdinand.

Në atë moment, i pavetëdijshëm për situatën që përmendi ish-mbrojtësi i United, Humphrey përgjigjet: “Ajo që do të thuash ti është se paguhesh mirë duke qëndruar këtu dhe për të parë ndeshje…është më e thjeshtë.”

Humphrey është kritikuar nga tifozët në rrjetet sociale, por ai akoma nuk ka bërë një deklaratë publike për këtë çështje.

Related posts

NIS AVENTURË TË RE NË ANGLI/ Wayne Rooney arrin marrëveshjen me klubin e ri…

Delo.autor

ALAVES-REAL MADRID/ Zidane i beson treshes së sulmit Hazard, Benzema dhe Asensio (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“BOMBA” NGA SPANJA/ Perez e gënjeu, Zidan do të braktisë Realin

Delo.autor

Leave a Comment