Bundesliga Futboll Sport

RRËFEHET HËNES/ Dua që pasardhësi im të jetë MILIONER, lojtari për të cilin nuk kursehem është…

Te Bajerni i Mynihut gjërat nuk janë duke shkuar në mënyrën e duhur. Një harmoni ndërmjet lojtarëve dhe trajnerit nuk ekziston dhe këtu duhet një punë e madhe që gjërat të rregullohen. Megjithatë një faj për këtë gjendje në Gjermani flitet që ta kenë edhe drejtuesit e klubit, Uli Hënes dhe Karl Hainz Rumenige.

Së fundmi i pyetur nga gazetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë se deri kur do të qëndrojë te Bajerni, Uli Hënes ka thënë: “Dua ta bëj këtë punë për dy apo tre vite të tjera dhe kur të iki dua ti le pasardhësit tim një llogari plot me para.

Ata pastaj mund të bëjnë ç’të duan me to. Pasardhësi im? Një person me anë njerëzore dhe nga bota e futbollit. Nëse do e dija kush do ishte do tërhiqesha që vitin tjetër.”

Ndërsa në lidhje me një lojtar për të cilin ai nuk do të kursehej, Hënes u shpreh: “Lojtari që do të doja patjetër? Kilian Mbape. Për të nuk do kisha limit financiar por ai nuk do të vijë”.

 

Related posts

JAVA E 25 NË SUPERIORE/ Vllaznia merr përsëri kryesimin, Kukësi humb shumë terren. Ja renditja…

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Surpriza nga BARÇA, katalanasit pranë “transferimit” në Kinë

Isa.Autor

Rikthehet Bundesliga, RB Leipzig vs Schalke, një duel që vlen për vendin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment