Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Tottenham bëhet gati t’i rrëmbejë lojtarin më të kërkuar tek…

Barcelona po ndjek nga afër çështjen e Adrien Rabiot te PSG dhe katalanasit janë tepër të interesuar të marrin shërbimet e tij, problem mbetet nëse do realizohet në janar apo në verë.

Gjithsesi për francezin ka edhe ekipe të tjera në garë, teksa Barça pret që të vijë vera për të siguruar firmën e tij, Tottenham është vënë në lëvizje dhe ka bërë një ofertë te kampionët e Francës për ta marrë mesfushorin që në janar.

“Spurs” shpresojnë ta marrin 23-vjeçarin për gjysmë çmimi dhe kanë ofruar 20 milionë paund për të. Kjo do ishte një zgjidhje e mirë edhe për PSG, pasi do të përfitonin nga shitja e tij, edhe pse është njoftuar se Barcelona i ka ofruar një parakontratë lojtarit.

Afrimi i Frenkie De Jong bën që Barcelona të marrë një rrugë tjetër në merkato dhe Tottenham mund të arrijë te Rabiot me këtë ofertë. PSG do ishte e gatshme për ta shitur, tani mbetet të bindet lojtarit, i cili ndoshta do marrë në konsideratë blerjet e shumta që ka bërë Barça dhe vendos të shkojë në Londër.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR JUVENTUS/ Trajneri Lucescu: Janë një skuadër e madhe, jam i bindur se …

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Tifozët nuk pranojnë të japin kartat e identitetit dhe nxirren jashtë…

Delo.autor

Zidane: Asgjë nuk kisha planifikuar pas Realit, aktualisht jam duke…

Sadik.Autor

Leave a Comment