Futboll Seria A Sport

RRËFIMI PREKËS/ Nainggolan: MOTRËN e kam HOMOSEKSUALE, dikur fitoja PAK, nuk kisha…

Radja Nainggolan nuk fshihet kurrë. Jo vetëm kur duhet të pijë ndonjë cigare, dhe as nëse duhet të flasë për rrugëtimin e tij pikat, mes një fëmijërie të vështirë dhe futbollit të tij ritmik e agresiv. Duke jetuar mes kulturave të ndryshme, belge, indoneziane dhe italiane, që i lejojnë sikurse tregon “France Football” që të përballet haptazi me botën. Edhe për të folur për të motrën binjake homoseksuale.

“E konsideroj veten një person normal, dhe jo një djalë i keq, sikurse më etiketojnë. Nuk arsyetoj si një futbollist, ose si një personazh public. Mund të shëtis në lagjet më të këqija dhe të jetoj normalisht. Mund të pranoj favoret që u bëhen futbollistëve, por nuk është diçka që e kërkoj. Bëj pazarin në supermarket, mund të pijë një gotë dhe të ndez ndonjë cigare, pa u fshehur. Edhe një futbollist mund të pi duhan, ndonëse nuk bën një punë normale. Nëse fshihesh për diçka kështu do të thotë se fsheh edhe të tjera. Nuk është mënyra ime e të jetuarit”, rrëfen mesfushori i Inter për median gjigante franceze.

“Jam krenar për origjinën time, ndonëse nuk ka qenë e lehtë. Edhe për shkak të tim eti. I kam dhënë një shans të dytë kur shkova në Indonezi, por gjërat nuk shkuan mirë. Nuk kam shumë gjëra prej indoneziani, por nuk mohoj origjinën time. Ndihem më shumë në origjinë nga Anversa dhe italian si futbollist nga një këndvështrim tekniko-taktik. Kam shumë cilësi por nuk shkëlqej në asnjërën. Por, stili im më mundëson të luftoj për shokët e skuadrës”, vijoi Nainggolan.

“Në fillim fitoja 1 mijë euro në muaj, minimum, por për mua dhe familjen time ishte shumë. Përpiqem të siguroj një nivel të mirë jetesë për të gjithë familjarët e mi. Është një përgjegjësi e madhe, por inspirohem nga mamaja ime, Lizi, që u nda nga jeta disa vite më parë. Ka qenë personi më i rëndësishëm në jetën time. Nuk kishte asgjë, por më dha gjithçka, duke bërë shumë sakrifica. Motra ime binjake është homoseksuale dhe është shumë e lumtur kështu që jam edhe unë i kënaqur për atë. E ardhmja dhe lumturia e një njeriu nuk mund të dekretohen nga dikush tjetër. Unë i pranoj të gjithë, është mënyra ime për të parë gjërat”, deklaroi futbollisti i Inter.

Related posts

SHORTI I KUALIFIKIMEVE “EURO 2020” U-19/ Shqipëria ka rënë në grupin 4 bashkë me…

Isa.Autor

LIVERPOOL-MANCHESTER UNITED/ Klopp me “artileri” të rëndë, Solskjaer pa yllin e ekipit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus nuk ndalet, ish “Topi i Artë” hyn në lojë për Paul POGBA

Isa.Autor

Leave a Comment