Futboll Premier League Sport

SALAH TREGON PRAPASKENAT/ Gjithmonë e kam ëndërruar këtë klub

 Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, pretendon se luan për klubin, i cili ka qenë gjithmonë ëndërr e tij. 26-vjeçari arriti në “Anfield” verën e vitit 2017 dhe pati një sezon të parë të paharrueshëm me klubin anglez, duke u bërë golashënuesi-rekord në një sezon të Premier League, me 32 gola në 38 ndeshje.

Forma e tij e mirë e ndihmoi Liverpool-in të shkojë deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa sulmuesi në fjalë e dërgoi Egjiptin në Botërorin e parë që nga viti 1990, me një gol të vonë kundër Kongos.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpool-it, Salah ka zbuluar se shpesh ka luajtur si “Reds” në video-lojëra, si një i ri, dhe gjithmonë kishte një ëndërr për të luajtur me këtë klub një ditë.

“Liverpool është një klub i madh dhe të gjithë e dinë. Është i famshëm në të gjithë botën, me shumë përkrahës në Lindjen e Mesme. E kam parë Liverpool që kur isha 10, ose 11 vjeç, diçka e tillë, – tha sulmuesi egjiptian. – Historia për mua, që luaja në “PlayStation”, është e vërtetë. Ndonjëherë bëhesha me skuadra të tjera, por shumicën e kohës zgjidhja Liverpool.

Në atë kohë, kurrë nuk do të kisha imagjinuar se do të isha këtu një ditë. Në fakt, ishte gjithmonë një ëndërr e imja dhe jam përpjekur ta realizoj atë. Pikërisht, kur shkova te Basel nga Egjipti, kisha një plan në mendjen time, shpresoja që një ditë të vija këtu te Liverpool.

Kisha një shans më parë, por në atë kohë nuk funksionoi për të dyja palët. Kur kishte interes vitin e kaluar, kam qenë shumë i interesuar të vij te Liverpool, menjëherë, në kokën time”.

Related posts

Liverpool me mendjen te Roma, shpërdoron avantazhin e dyfishtë për 10 minuta

Sadik.Autor

Entuziazëm në Torino, po zbarkon Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida Real Madrid-Atalanta, realizohen 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment