Futboll Seria A Sport

SFIDA ME LAZION/ Vetëm një mbrojtës në skuadër, Gatuzo eksperimente me skemën (FOTO)

Mungesat e shumta në organikë e kanë detyruar Xhenaro Gatuzon të studiojë ndryshimet për sa i përket formacionit që nesër do të zbresë në “Olimpico” kundër Lacios. Trajneri kuqezi ka pak alternativa, sidomos në qendër të mbrojtjes, arsye për të cilën ka zgjedhur të luajë me tre lojtarë në prapavijë.

mi

Zapata në qendër do të plotësojë repartin me në krahë Kalabrian dhe Rodrigezin, teksa mesfusha do të përbëhet nga Kesi e Bakajoko, ndërsa në korsitë anësore do të luajnë Abate dhe Laksalt. Sulmi është aspekti me më pak dyshime ku Kutrone do të jetë i shoqëruar nga Suso dhe Çalhanoglu. Nëse ky i fundit nuk ia del për shkak të dëmtimit në trinë, Samu Kastijeho do të jetë i përzgjedhuri për krahun e majtë të vijës së parë.

Related posts

JANË YJE ME KOSTO ZERO NË TREG/ Ja top-formacioni i lojtarëve ende falas në merkato (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI NË SERIE A/ Në hetim 5 persona, Interi nuk është i përfshirë

F.autor

DAN ALVES I “VË FLAKËN” RRJETIT/ Bën “moviolën” e penalltisë së Ramos nga Brazili

Delo.autor

Leave a Comment