Futboll La Liga Sport

AKUZA PËR DOPING/ Çfarë është “Dexamethasone”: Substanca që po rrezikon karrierën e Ramosit

Zigor Moltavo, kreu i Njësisë së Kontrollit të Performancës në Qendrën e Mjekësisë Sportive të AEPSAD, foli për “MARCA” për të vlerësuar informacionin mbi rastin “Sergio Ramos”.

E përjavshmja gjermane “Der Spiegel” njoftoi se kapiteni i të bardhëve ishte i përfshirë në dy raste dopingu.

Në të parën, në një ndeshje në Malaga, ai u paralajmërua se duhej të kalonte një kontroll anti-doping dhe, përkundër kësaj, ai nuk pranoi.

Ky veprim është i ndaluar nga ligji spanjoll anti-doping.

Dhe rasti i dytë ishte pas finales së Champions League, të luajtur kundër Juventusit, kur ata zbuluan gjurmët e “Dexamethasone”, një medikament që nuk është i ndaluar, sipas Montalvo, në qoftë se i është injektuar me gjilpërë.

Nga ana tjetër, mjeku i Real Madridit shpjegoi situatën: “Po, do të ishte i ndaluar si medikament, nëse do ta merrte nga goja, në mënyrë intravenoze ose intramuskulare”.

Mjeku i të bardhëve pranoi se kishte bërë dy injeksione në gjurin dhe shpatullën e tij, kështu që UEFA nuk duhet të jetë në gjendje ta sanksionojë atë.

Po çfarë është deksametazoni? “Është një “corticosteroid”, si shumë të tjerë në këtë familje medikamentesh, që është shumë e gjerë dhe është shumë e përdorur në botën e futbollit. Kjo gjë nuk përbën ndonjë problem në aspektin juridik. Ky medikament nuk ka asnjë efekt pozitiv në performancën intra-artikale”, – shpjegon Montalvo.

“Dexamethasone” përdoret në sëmundje të tilla si artriti reumatoid, ose për të lehtësuar disa nga efektet anësore të kimioterapisë te pacientët me kancer.

Gjithashtu, përdoret pas disa operacioneve. Sa i përket çështjes së dushit, specialisti është i qartë: “Nuk është faji i tij, por i personit të ngarkuar për ta mbikëqyrur. Ai nuk duhej ta lejonte të futej në dush pa i marrë analizat. Mbrojtja në këtë kuptim do të jetë e thjeshtë”.

Megjithatë, “Der Spiegel” thotë se personi përkatës e kishte paralajmëruar lojtarin disa herë, se bërja e dushit para se të kalonte kontrollin anti-doping mund të kishte pasoja. Sipas mjekut, kapiteni i “Los Blancos” kishte harruar për t’i deklaruar substancat e injektuara në shpatull dhe në gju për shkak të euforisë së momentit, pas fitores së Champions-it.

Sipas “Der Spiegel”, më 1 shkurt 2017, katër muaj përpara finales në Cardiff, dy oficerë të kontrollit anti-doping udhëtuan për në Madrid për të kryer teste të pa njoftuara mbi 10 lojtarë të Real Madridit, që ndodheshin në një stërvitjeje. Sipas këtij informacioni, stafi mjekësor i Real Madridit u shfaq papritmas dhe vendosën të bënin gjilpëra mbi këta lojtarë, diçka që sipas Montalvo, nuk duket e besueshme sepse gjithçka do të ishte e pavlefshme.

Related posts

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ ANGLISË/ 20 kuriozitetet që duhet t’i dini për Ukrainën

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Milan përgatit goditjen e madhe të merkatos, ja emri i bujshëm

Delo.autor

UNITED “DËFREHET”/ Rashford dhe afrimi i verës i japin suksesin “Djajve të kuq” ndaj Arsenalit

F.autor

Leave a Comment