Futboll La Liga Sport

SHIFRA STRATOSFERIKE/ Ja sa do të fitojë Reali në sezon nga ‘Bernabeu’ i rinovuar

I renditur në vendin e dytë, prapa krahëve të Manchester United sa i përket pasurisë, me afro 5 miliardë dollarë, Reali i Madridit ka thënë prej kohësh tashmë se planet e tij për rinovimin e stadiumit ikonë do ta ndihmojnë të bëhet “klubi më i mirë i shekullit të XXI-të”.

E pasi ka siguruar edhe lejen për të rinovuar “Santiago Bernabeu”-n, i përfunduar për herë të parë në vitin 1942 dhe i përmirësuar në vitin 1982 për të fundit herë, Reali pret që përmirësimi që do t’i bëjë impiantit të tij do të sjellë rreth 170 milionë dollarë shtesë çdo sezon.

Sipas presidentit të klubit të La Ligës, Florentino Perez, stadiumi i ri “do të jetë më i miri në botë” dhe do ta shpallë Realin e Madridit si “klubi më i mirë i shekullit të XXI-të”.

“Projekti do të sjellë një stadium të ri, një trashëgimi, e do të jetë gjithashtu burim krenarie për të gjithë pjesëtarët e klubit dhe tifozët tanë”, tha Perez.

Related posts

Jo vetëm lojtarë të mëdhenj, Milani po ndjek edhe dy talente zvicerane

Sadik.Autor

VAZHDON ÇËSHTJA E TRASHËGIMISË/ Pasuria 500 milionë dollarë e Maradonës dhe ato dy kasaforta misterioze në Dubai

Delo.autor

SKANDAL NË KONGO/ Femrat e një ekipi dhunojnë rëndë arbitrin e sfidës (PAMJET)

F.autor

Leave a Comment