MMA Të tjera

SUPERSFIDA/ Revanshi Khabib-McGregor në boks nëse pezullohen nga UFC-ja

Në dhjetor, Komisioni i Sportit në Nevada do të marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e dy sportistëve Conor McGregor e Khabib Nurmagomedov, të pezulluar dhe nën hetim për incidentin e krijuar pas eventit në UFC-229. Gjasat janë që të dy sportistët të pezullohen, ndërkohë që prej një muaji qarkullojnë fjalët për një revansh mes tyre (Nurmagomedov fitoi duelin e parë me submission). Por në rast se ata do të pezullohen, ky revansh në kafaz mbetet në dilemë për t’u zhvilluar.Atëherë? Zgjidhjen e ka dhënë sot Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib, që tha se të dy sportistët janë të interesuar që kjo përballje e dytë të zhvillohet në ring, në një duel boksi në rast se nuk lejohen ta bëjnë atë në kafaz, në një duel të UFC-së. Për sportistin rus, kampion bote në peshën e lehtë, ky do të ishte një debutim në ring, por jo për irlandezin, që ka dueluar edhe më parë (ndaj Floyd Mayweather, në gusht të 2017-ës, ku u mund me KO).

“Nëse do të kemi një duel të dytë me Conor në ring, me rregullat e boksit, jemi gati. Kjo është një sfidë që na intereson. Khabib tregoi se është ndër më të mirët në artet marciale mikse dhe këtë gjë mund ta tregojë edhe në ring, pasi i ka aftësitë për të qenë kampion edhe në në një duel boksi. Gjithsesi, këtë le t’ia lëmë kohës”, tha babai i Khabib.

Related posts

NBA/ Davis nxjerr Lakers nga telashet, vijon kriza për Brooklyn

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Europiani 2021: Shqipëria humbet sfidën e parë eliminatore ndaj Rumanisë

Delo.autor

FORMULA 1/ Lewis Hamilton i përulet Verstappen: Përgëzoj Max për titullin kampion dhe skuadrën e tij

Delo.autor

Leave a Comment