Futboll Seria A Sport

DEBUTIMI I STEFANO PIOL TEK STOLI I MILAN/ Ultrasit nuk do të mbështesin “Kuqezinjtë”, ja vendimi i tifozëve

Milani do të luajë në “San Siro” ditën e sotme kundër Leçes, në një ndeshje ku “kuqezinjtë” do të kërkojnë vetëm tre pikët.

Stefano Pioli do të debutojë ditën e sotme në stolin e “Djallit”, ku mori vendin e të larguarit Xhampaolo. Megjithatë ndryshe nga herët e tjera, skuadra ditën e sotme nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve.

Ndonëse janë shitur rreth 50 mijë bileta, tifozët kanë marrë vendimin që gjatë gjithë 90 minutave të qëndrojnë të heshtur. Kjo në mënyrën e një proteste ndaj drejtuesve të klubit dhe skuadrës, të cilët kanë marrë rezultate negative në këto ndeshje të para.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tifozët ultras kanë vendosur që të mos vendosin asnjë banderolë në stadium, por do të qëndrojnë të heshtur gjatë gjithë takimit.

Related posts

“MË BËN SHUMË PËRSHTYPJE…”/ Solskjaer: Po kalojmë një moment të vështirë. Ja çfarë më pëlqen nga Atalanta

Delo.autor

“JAM GATI TË PËRBALLEM”/ Tyson Fury provokon rivalët: Ata të dy i mposht brenda një nate

Delo.autor

IU VETËOFRUA FRANCEZËVE/ Marseille refuzon huazimin e LLORENTE

Sadik.Autor

Leave a Comment