Futboll Shqipëri Sport

Shkëmbi: S’luajmë për spektakël, por për rezultate! Mezani: Po flinim, na bën keq pushime

Teuta ka arritur të marrë tre pikë të rëndësishme në përballjen me Luftëtarin, duke e mundur mbrëmjen e së shtunës me rezultatin minimal 1-0. Në përfundim të këtij takimi, trajneri i “djemve të detit”, Bledi Shkëmbi u shpreh se për të janë të rëndësishme rezultatet pozitive, e jo të bëjnë spektakël në fushë.

“Është kënaqësi, kemi rezultate të mira në 7 ndeshjet e fundit, arritëm të fitonim ndaj një kundërshtari që luan shumë futboll të mirë. Duhet të forcohemi dhe të punojmë akoma, pastaj vijnë mendimet edhe për të parë më lart, për të marr kreun. Luftëtari na e bëri fitoren shumë të vështirë, patëm disa raste. Ishte normale një tërheqje për të ruajtur rezultatin. Kundërshtari na vuri shumë vështirësi, por për fat të mirë e ruajtëm rezultatin. Po bëjmë futboll të mirë me futbollistët që kemi, javën e parë kemi bërë një futboll më të mirë. Të rëndësishme janë rezultatet dhe ne po i marrim. Luajmë futboll të mirë, por jo spektakël, se askush nuk e bën këtë në Kampionat”, u shpreh Shkëmbi në një prononcim për “SuperSport”.

Nga ana tjetër, Gentian Mezani u shpreh se mungesa e përqendrimit në minutat e para, i kushtoi shumë skuadrës së tij.

“Ishim në gjumë minutat e para, të papërqendruar dhe shpresoj që kjo të jetë hera e parë dhe e fundit që pësojmë kaq shpejt një gol. Duhet të zgjidhim sa më shpejt këtë gjë. Sa i përket lojës së Shkurtaj, skuadrat po e njohin dhe po e markojnë më shumë, nuk ka dal dot në lojën e tij, ndoshta i ka munguar iniciativa, ose duhet të ishte më kërkues ndaj vetes. Duhet të marrin diçka të mirë nga kjo ndeshje, për lojën e mirë që zhvilluam. Nuk kemi goditur shumë portës, por kemi pasur disa raste të mira. Do doja të luaja keq, e të fitoja. Kartonat e shumtë të verdhë? Ndërhyrjet janë pak të ashpra në këtë fazë që jemi. Duhet të shikojmë përpara. Skuadra është rritur. Ndoshta na kanë bërë keq dy javë pushim”, u shpreh Mezani.

Pas kësaj ndeshje, Teuta ngjitet në treshen e podiumit që i drejtohet Europës me 25 pikë në total. Ndërkohë, Luftëtari mban vendin e shtatë me 13 pikë në total.

Related posts

Inter bën tratativën e rradhës për Rafinha, ofron shifrën “stratosferike”

Q.Autor

UEFA VLERËSON VALON BERISHËN/ Ndër më të mirët për ndeshjen me Anglinë

F.autor

Daja: Dua përforcime në mesfushë dhe sulm, kampionati është ende…

Q.Autor

Leave a Comment