Boks Sport

PRITET SPEKTAKËL/ McGregor drejt rikthimit në ring, projektohet dueli me armikun e tij

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, ka konfirmuar sot se po punon për të rikthyer irlandezin Conor McGregor në ring, për të zhvilluar një duel ndaj amerikanit Paulie Malignaggi. Ky i fundit ishte partneri në ring i McGregor, gjatë kohës që ylli i UFC-së po përgatitej për duelin ndaj Floyd Mayweather, vitin e kaluar. Malignaggi dhe McGregor patën shumë përplasje dhe inate mes tyre pas përfundimit të stërvitjes, për shkak të disa videove dhe komenteve që qarkulluan në rrjetet sociale. Ndaj ata shpesh kanë replikuar në distancë për një duel mes tyre, për të vërtetuar se cili është më i miri.

Për këtë arsye, Hearn po përpiqet të arrijë një marrëveshje, për të realizuar këtë duel dhe për të rikthyer McGregor në ring. “Kam komunikuar me Malignaggi dhe i kam propozuar këtë sfidë. Ai ishte dakord. Ky duel do të sillte shumë parà për të gjithë, ndaj shpresoj që të realizohet”, tha Eddie Hearn, që synon që sfida të realizohet përmes platformës DAZN.

“Ia kam bërë këtë kërkesë edhe Conor McGregor, duke u premtuar shifra fantastike dhe po pres një përgjigje. Pse jo, le ta organizojmë. Mendoj se Conor mund ta fitojë duelin ndaj Malignaggi, ata e njohin njëri-tjetrin. Paulie është tërhequr por është gati të rikthehet për sfidën ndaj Conor, ka një inat të vjetër me të, ndaj këto sfida janë gjithnjë të bukura, sidomos kur dy sportistë e urrejnë njëri-tjetrin”, tha Eddie Hearn.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Suarez “alarmon” Barcelonën, zbulon trajnerin e preferuar

Delo.autor

KOHË FUSHATE/ FSHF kujtohet për investimet: Ja sa paguam për kompleksin e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

Kroacia mposht Senegalin me përmbysje, në miqësoren mes dy finalistëve (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment