Futboll La Liga Sport

SIMEONE DREJT RINOVIMIT/ Do të PAGUHET më shumë se KAMPIONI I BOTËS

Diego Simeone është shumë pranë marrëveshjes për rinovim të kontratës me Atletico Madridin, sipas asaj që raporton Radio MARCA.

Bisedimet kanë nisur që këtë verë dhe kanë ecur mbarë, me firmën që është shumë pranë dhe trajnerin argjentinas që do të bëhet në personin më të paguar në ekip, duke kaluar pagën e yllit të sulmit Antoine Griezmann, i cili rinovoi në verë dhe ishte një ndër lajmet më të bujshme të merkatos, sepse refuzoi Barcelonën dhe tashmë merr 20 milionë euro në sezon.

Trajneri ka kërkuar të përfshijë disa klauzola që do ta lejonin të largohej pa shumë probleme në rast se kërkon të ndërpresë kontratën.

Klubi madrilen e ka të qartë që suksesi i vet bazohet te Simeone dhe projekti varet shumë prej tij, ndaj ka pranuar dhe lidhja me El Cholo bazohet mbi të gjitha te respekti reciprok, më shumë se te kontrata, ndaj gjetja e marrëveshjes ka qenë e lehtë.

 

Related posts

“SHQIPËRIA PO BËN ZHVILLIME TË MËDHA…”/ Trajneri i Fiorentinas dhe ish-i Italisë promovon kursin atletik tek FSHF (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona gati të “plasë bombën” e kësaj vere, në sulm për Eden Hazard

Isa.Autor

LUAJTI 9 SEZONE NË TORINO/ Ish-lojtari i Juventusit: Njëri nga këta të dy, trajner i “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment