Futboll La Liga Sport

MESFUSHORI DANEZ E EKZAGJERON: BALE është shumë afër MESSIT dhe CR7

Gareth Bale, uellsiani i Real Madridit, është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe “shumë, shumë afër Lionel Messit e Cristiano Ronaldos”, thotë Christian Eriksen. Uellsiani ndërkombëtar është përballur me kritika të herë pas hershme, që nga largimi i tij nga Tottenhami për te “Los Blancos”, për një marrëveshje rekord, në verën e vitit 2013.

Ka pasur arritje të shumta për 29-vjeçarin, gjithsesi, duke përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve, por çështjet e formës fizike dhe dëmtimet e kanë prishur imazhin e tij në kohë. Eriksen, megjithatë, beson se Bale e ka provuar të jetë ndër më të mirët në botë.

Lojtari i Danimarkës, i cili nënshkroi me “Spurs” falë parave të marra nga shitja e Bale, u tha gazetarëve: “Ai është një lojtar i nivelit të lartë, pa asnjë diskutim. Askush në botë nuk është i njëjtë me Messin apo Ronaldon, por Gareth është në një grup lojtarësh, që janë shumë, shumë afër tyre. Ai ka luajtur te Real Madridi për një kohë të gjatë dhe ka bërë shumë mirë atje.

Edhe pyetjet tuaja, që ta krahasojmë me Messin, ose Ronaldon, tregojnë se ai është atje lart. Bale është lojtari, që gjithmonë mund të japë diçka shtesë nga të tjerët. Ai e bën këtë në çdo ekip, për të cilin luan. Eshtë shumë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë i garanton disa gola. Futbolli ndërkombëtar sillet në gjithçka rreth shënimit të golave dhe ai e bën këtë”.

Related posts

Superiorja, 26 trajnerë për 10 klube në sezon!

Sadik.Autor

KRIZA BRËNDA “LOS BLANCOS”/ Isco dhe “vëllezërit” e tij, kur ëndrra Reali kthehet në makth

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH? Ylli i Real Madridit ndjek këngëtaren e njohur shqiptare në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment