Futboll Premier League Sport

SKANDALI FINACIAR/ Man City reagon: Akuzat ndaj nesh, duan të na njollosin!

Manchester City i ka etiketuar akuzat se ka shkelur Fair-Play Financiar të FIFA-s si një përpjekje “e qartë dhe e organizuar” për të dëmtuar reputacionin e klubit anglez.

Revista gjermane Der Spiegel ka publikuar dokumentet që tregojnë se kampionët në fuqi të Anglisë “kanë shkelur në mënyrë sistematike rregullat e Fair-Play Financiar për vite të tëra”, së bashku me një klub tjetër evropian, që është PSG, ndërsa Gianni Infantino ishte në dijeni të gjithçkaje.

Në një deklaratë për Sky Sports News, City nuk ka pranuar të komentojë materialet e publikuara dhe ka sugjeruar se klubit i janë vjedhur dokumente.

“Nuk do të lëshojmë asnjë koment në lidhje me materialet e vjedhura nga City Football Club dhe personeli i Manchester City-t. Është një tentativë për të dëmtuar reputacionin e klubit, një përpjekje e organizuar dhe e qartë”, është shprehur klubi anglez.

Der Spiegel është një ndër mediat evropiane që kanë publikuar një listë të gjatë skandalesh në futbollin evropian, përfshirë krijimin e një Superlige Europiane me marrëveshje të fshehtë mes klubeve më të fuqishme në Europë.

Ndërkaq, FIFA ka reaguar me një deklaratë ku pretendon se dokumentet janë “përfituar në mënyrë të paligjshme”.

Qeveria botërore e futbollit ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, por nuk ka përgënjeshtruar asgjë, duke u kërkuar gazetarëve që të denoncojnë gjithçka në autoritetet përkatëse, ose të dërgojnë dokumentet në FIFA, pa mohuar ekzistencën apo vërtetësinë e tyre.

Related posts

Jorginho te Man.City, De Laurentiis: “Finalizohet së shpejti!”

Sadik.Autor

DËNIMI I MALLKUAR PËR NJË GABIM NJERZOR/ Rrëfehet Jashanica: Ju tregoj 18 muaj torturë

Delo.autor

“EURO 2020″/ Anglia apo Danimarka? Ja kush do të jetë rivalja e Italisë sipas qenit të “famshëm”

Delo.autor

Leave a Comment