Futboll Premier League Sport

SKANDALI/ PSG mohon akuzat për mashtrime ndaj “fair play financiar”

PSG i ka mohuar fort akuzat se ishte përfshirë në takime sekrete me Gianni Infantino, në mënyrë që ky i fundit ta ndihmonte klubin perizien t’u shpëtonte sanksioneve për shkelje të rregulloreve të “fair play financiar” (FFP).

Sipas dokumenteve të publikuara nga “Der Spiegel”, Mediapart dhe degët e tjera të “Football Leaks”, PSG dhe Manchester City kanë shkelur rregullat, të cilat i kufizojnë klubet në drejtim të FFP. UEFA ka hetuar nëntë klube, që besohej se ishin në kundërshtim me këto rregullore, duke përfshirë PSG dhe Manchester City, pas futjes në fuqi të tyre në sezonin 2013-2014.

Pas hetimit, UEFA arriti marrëveshje me PSG dhe Manchester City, duke i lejuar ato të marrin pjesë në garën maksimale evropiane, Champions. Dokumentet e “Football Leaks” tregojnë se si Infantino e përdori pushtetin e tij si sekretar i përgjithshëm i UEFA-s në vitin 2014 për të ushtruar presion mbi trupën e Kontrollit Financiar të Klubit (CFCB), i cili duhej të kishte propozuar dënime për shkelje të rregullave.

PSG ka lëshuar sot një deklaratë, duke i hedhur poshtë këto akuza: “Paris Saint-Germain gjithmonë ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga institucionet sportive. Klubi ynë ka respektuar gjithmonë, në mënyrë strikte, të gjitha ligjet dhe rregulloret e aplikueshme dhe në mënyrë të vendosur mohon pretendimet e publikuara nga Mediapart për UEFA dhe për publikun e gjerë, që nga viti 2014.

Në vitin 2014, UEFA konfirmoi se kontrata jonë me Autoritetin e Turizmit të Katarit ishte e ligjshme. Parimi i kësaj kontrate është i thjeshtë: sot, rezultatet pozitive të PSG janë sistematikisht të lidhura me Katarin. Sa i përket “fair play financiar”, PSG ka qenë një nga klubet më të audituara dhe të kontrolluara në histori.

Përveç audituesve të vet, KPMG dhe pastaj PWC, klubi ka pritur në selinë e vet disa auditues të mandatuar nga autoritetet e futbollit. Gjatë këtyre shtatë viteve të fundit, këta revizorë kanë përfituar gjithmonë nga informacione të plota mbi llogaritë dhe kontratat e klubit.

Shkëmbimet me anëtarët e Trupit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) zhvillohen në kuadrin e statuteve të UEFA-s. Kjo e fundit, pastaj gjykon në mënyrë të pavarur mbi këtë bazë, gjë që dëshmohet nga ashpërsia e vendimeve të marra ndaj PSG.

Klubi ynë e kupton dhe e mbështet vullnetin për të stabilizuar borxhet e futbollit europian dhe bën thirrje për një rregullim të drejtë, që lejon barazinë sportive dhe lehtëson investimin e qëndrueshëm në futboll, ndërsa Franca është në ballë të këtyre çështjeve.

Në vitin 1984, Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit (DNCG ) vendosi rregulla dhe detyrime strikte, që shkojnë përtej UEFA-s dhe kanë provuar efektivitetin e tyre në rregullimin e menaxhimit të klubeve”.

Related posts

PAS ZHGËNJIMIT NË KAMPIONAT/ Iniesta mund të vendosë për fatin e Cannavaro

Delo.autor

Akademia e United i mëson të rinjve përulësinë me foton e Messi-t në mur

Sadik.Autor

SHQIPËRIA NË EURO 2024/ Në Serbi “kapen” me banderolën në “Air Albania”: Mesazh i turpshëm

F.autor

Leave a Comment