Futboll La Liga Sport

SKANDALOZE/ Ndërhyn POLICIA: Ja çfarë po ndodh në dhomat e zhveshjes së River

Superclasico i Libertadores, Boca-River Plate, që do të luhet në orën 20:00 në “La Bombonera”, ka nisur mes motit të keq, shtyrjes së takimit dhe tashmë… ndërhyrjes së policisë. Nuk dihet pse, por është hera e parë që forcat e sigurisë futen në dhomat e zhveshjes. Një situatë e ngjashme me sfidën Serbi-Shqipëri në Beograd, pas dronit, kur kuqezinjtë u kontrolluan se mos mbanin telekomandën e dronit apo diçka tjetër.

Policia, bashkë me pjestarë të Conmbebol, që organizon Kupën Libertadores, janë futur në dhomat e zhveshjes dhe kanë nisur të shohin çdo çantë të River Plate.

Nuk dihet ende motivi, edhe pse mediet argjentinase flasin që gjithçka është bërë vetëm në rastin e River, për shkak se trajneri i tyre është i skualifikuar dhe mund të kishte ndonjë aparat për të komunikuar me stolin, ndërsa nuk lejohej edhe që të vendosnin rrobat dhe materialet e tyre nëpër dollape.

 

Related posts

STATISTIKAT KATASTROFË/ 1 pikë në 2 ndeshje, Reali ka 20% shanse të kalojë…

Delo.autor

TELENOVELA “SUPER LEAGUE”/ Urdhër gjykate për të turpëruar Ceferin, ultimatum UEFA-s për anuluar masat

Delo.autor

NUK VEPROI NJËJTË SI FUTBOLLISTËT E TJERË/ Ja arsyeja pse Ibrahimovic nuk kthye në Itali

Delo.autor

Leave a Comment