Futboll Seria A Sport

FORMACIONET/ Milani i pamposhtur në San Siro kundër Juventusit të pathyeshëm në Serie A

Milani i pamposhtur në shtëpi, me katër fitore dhe një barazim në kët edicion të Serisë A, e pret në “San Siro” Juventusin që në 11-të javët e para ka 10 fitore dhe vetëm një barazim. Juventusi nuk ka asnjë humbje në këtë stinor në ligë, dhe skuadra e Gennaro Gattusos kërkon që t’ia shkaktojë të parën sonte.

Milani ka tre fitore radhazi dhe dëshiron që të vazhdojë me këtë ritëm në mënyrë që të qëndrojë në zonën e Ligës së Kampionëve, që është prioriteti kryesor për këtë stinor.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante pasi Higuain do të luajë kundër Juventusit, që erdhi gjatë verës si i huazuar në anën tjetër nuk është e sigurt nëse do të luajë nga fillimi ish-kapiteni i Milanit që u largua gjatë verës, Leonardo Bonucci.

Cristiano Ronaldo i ka 666 gola në karrierë, mirëpo asnjëherë nuk ka shënuar gol në stadiumin “San Siro”.

Në nëntë takimet e fundit mes tyre, Juventusi ka 7 fitore, kurse Milani dy.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Milan: G Donnarumma; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Castillejo, Higuain

Juventus: Szczesny; Cancelo, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Khedira; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Related posts

Barcelona interesohet për mesfushorin e Paris SG

Sadik.Autor

CHELSEA I BEFASON TË GJITHË/ Nis negocatat me yllin e Bayern-it

Delo.autor

ISHTE DUKE SHKUAR NË QENDRËN STËRVITORE/ Futbollisti i Manchester United përfshihet në aksident me makinë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment