Futboll Sport

“PROVOKIM POLITIK”/ Rusia gjunjëzon UEFA-n, bën prapakthehu për fanellën e Ukrainës

UEFA i ka kërkuar kombëtares ukrainase të heqë logon (parullën) nacionaliste “Lavdi Heronjve” nga fanella, me të cilën do të paraqitet në Kampionatin Europian, për shkak të natyrës së saj “qartësisht politike”, thanë sot agjencitë ruse të lajmeve.

Fanella e re, e cila u prezantua të dielën nga Federata Ukrainase e Futbollit në një video me trajnerin, Andrey Shevchenko, dhe lojtarët, shkaktoi protesta nga Rusia, e cila e konsideron atë një “provokim politik”.

Harta e Ukrainës, me shtojcën e gadishullit të Krimesë, aneksimi i së cilës nga Rusia më 2014 nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar, rrethon kreshtën kombëtare në një komplet të dizajnuar nga marka spanjolle “Joma”. Përveç kësaj, ajo gjithashtu përfshin dy parulla që në Rusi lidhen me ultranacionalistët ukrainas: “Lavdi Ukrainës” dhe “Lavdi Heronjve”.

“Ky kombinim specifik i dy parullave shihet qartë si natyrë politike, me një domethënie historike dhe militariste, – i tha zyra e shtypit e UEFA-s agjencive Interfax dhe TASS. – Parulla “Lavdi Heronjve”, e qëndisur në pjesën e brendshme të fanellave, duhet të hiqet për ndeshjet e UEFA-s, në përputhje me nenin 5 të rregullave të kompeticionit”.

UEFA nuk ka asnjë problem me parullën tjetër, “Lavdi Ukrainës”, e cila shfaqet në pjesën e jashtme të fanellës, sepse mund të konsiderohet një frazë “gjenerike dhe apolitike me kuptim të përgjithshëm kombëtar, prandaj mund të përdoret në fanellën e ekipit kombëtar”. UEFA e bën këtë hap pas të hënës, kur organi më i lartë i futbollit kontinental miratoi të gjitha fanellat, përfshirë Ukrainën.

Related posts

“PLESHTI” PO STËRVITET VEÇ/ Barcelona merr lajmin e keq, Messi rrezikon të…

Delo.autor

“DUAM EDHE NE KUPËN E ITALISË”/ Pioli jep lajmin e keq: Ibrahimovic është si një luan në kafaz

Delo.autor

Jo vetëm Mbappe/ Zbuloni ylli e ri të Botërorit që çmend klubet më prestigjioze të Europës

Isa.Autor

Leave a Comment