Futboll La Liga Sport

SKPEKTAKOLARE/ “Tango” në finalen e Libertadores, sot akti i parë i Boca Juniors-River Plate

Kupe e Libertadores, apo ndryshe Champions-i i Amerikës së Jugut, vjen këtë herë me finalen e zjarrtë, derbin e kryeqytetit argjentinas, Boca Junior-River Plate. Ky kompeticion po tërheq gjithnjë e më shumë audiencë në mbarë globin dhe fakti që në finale luajnë pikërisht dy skuadrat e famshme, krejt ndryshe nga herët e tjera, ndeshja nuk do të luhet në mesjavë, por në mbrëmjen e ditës së shtunë, në orën 21:00, në “Bombonera”.

Një rivalitet sa i ashpër, aq edhe i egër që daton që prej 24 gushtit të 1913-ës, kur “Los Milonarios” fituan 2-1. Që nga ai moment dueli mes tyre me kalimin e viteve është ashpërsuar gjithnjë e më shumë, derisa për të mbërritur në ditët e sotme. Dy klube që janë si fe. Boca i përket më së shumti njerëzve të thjeshtë, teksa River i përket shtresave të larta të shoqërisë.

Kampionati argjentinas ka ndryshuar model dhe përbëhet nga 26 skuadra, duke u përshtatur pikërisht edhe me modelin europian, ndërsa 12 prej këtyre skuadrave i përkasin kryeqytetit argjentinas, por janë këto dy ekipe që natyrisht kanë edhe numrin më të madh të tifozëve, prandaj dhe finalja e edicionit të 59 të Kupës së Libertadores tërheq në mënyrë të veçantë kaq shumë vëmendje.

Boca Juniors e ka fituar 6 herë Kupën e Libertadores, teksa River Plate vetëm 3 herë, por nëse “milionëret” kanë qenë të pranishëm në finale në 2015-ën për herë të fundit, “Los Ksenezez” ose thënë ndryshe “xhenovezët”, nuk e fitojnë këtë trofe prej 11 vjetësh. Boca Juniors siç dihet është edhe klubi i një të pavdekshmi siç është legjenda argjentinasi Diego Armando Maradona, por gjithashtu është edhe kampioni në fuqi i kampionatit argjentinas.

Në krahun tjetër River drejtohet nga një trajner si Marcelo Gallardo, i cili në kontinentin e vjetër njihet mirë pasi ka luajtur në Francë si me Monacon ashtu dhe me Paris Saint Germain. Të dy ekipet eliminuan në fazën gjysmë-finale kundërshtarë nga Brazili, përkatësisht Riveri u kualifikua ndaj Gremios, ndërsa Boca eliminoi Palmeirasin, ekipin e drejtuar nga trajneri kampion bote, Scolari, që po bëhet gati të fitojë Serinë A braziliane.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ka qenë më 23 shtator, ku dy perla të Gonzalo Martinesit dhe Skokos i dhanë suksesin Riverit në kampionat, brenda në fushën e Boca-s. Për këtë ndeshje ka ndërhyrë vetë presidenti i Argjentinës, Mauricio Makri, i cili ka qenë gjithashtu presidenti i Bocës për 11 vjet, nga 1996-07, por pavarësisht influencës së tij të padiskutueshme, në fund dy klubet kanë vendosur që finalet e Kupës së Liberdatores të luhet pa pjesëmarrajen e tifozëve të skuadrës mike.

Ndeshja e parë do të luhet sonte në mbrëmje, në orën 21:00 në stadiumin “Bombonera”, që njihet si fusha e Boca Juniors-it dhe drejtuesit e Conmebol ia kanë besuar drejtimin e finales së parë, gjyqtarit nga Kili, Roberto Tobar.

Related posts

UEFA e lë jashtë treshes/ “Shpërthen” BALE: Paneli duhet të pushohet nga puna

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Armeni-Itali. Rezultati 1-3

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ AJAXIT NË CHAMPIONS/ “Zonja e Vjetër” nis “kërcënimet”: Mbrëmjen kundër Atleticos e mbajnë…

Delo.autor

Leave a Comment