Futboll Seria A Sport

DYBALA ËSHTË PËR “TOP TË ARTË”/ Sarri: Sivjet objektivi im kryesor është…

Mauricio Sarri duartrokiti gjatë të gjithë mbrëmjes lojën e bërë nga Paulo Dibala, por nuk ngurroi që ta përshëndeste edhe në momentin e zëvendësimit, së bashku me pjesën tjetër të stadiumit. Edhe pse argjentinasi u nervozua për zëvendësimin që pësoi në kampionat kundër Romës, në mbrëmjen e së mërkurës e pranoi stolin dhe shtrëngoi duart me teknikun e tij, i cili nuk hezitoi që t’i thurë elozhe në fund të ndeshjes me Udinezen:

“Nuk ka dyshime se Dibala është një ndër pretendentët e sigurt në vitet në vazhdim, për të fituar të paktën një herë trofeun e ‘Topit të Artë’. Bëri një ndeshje madhështore, siç u takon kampionëve të kalibrit të tij dhe jam i sigurt se mund ta rrisë edhe më tej kapacitetin e lojës së tij, ndonëse për Udinezen dhe kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, mund të mjaftonte edhe kaq, – vazhdon Sarri, i cili më pas nuk harron Kristianon.

“Gjithsesi, sivjet objektivi im kryesor është që të ndihmoj sa më shumë Ronaldon të fitojë të gjashtin ‘Top të Artë’ të karrierës. Fakti që shoh në qarkullim se ekziston dikush që ka fituar një më shumë se Kristiano, më tërbon. Prandaj, personalisht do të punoj çdo ditë edhe më shumë dhe kërkoj edhe ndihmën e lojtarëve të tjerë të Juventusit, që së bashku ta shtyjmë sa më shumë Kristianon që të arrijë te ‘Topi i Artë’ i gjashtë, pasi e meriton më shumë se kushdo tjetër”.

Related posts

LIVERPOOL-MIDTJYLLAND/ Klopp bën revolucion të madh në sulm në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mbulon fytyrën me perde, por në fund e zbulojnë… (EMRI+VIDEO)

Delo.autor

De Biazi “skanon” Napolin/ Ancelotti trajner i madh, HYSAJ ka nevojë edhe për…

Isa.Autor

Leave a Comment