Futboll Seria A Sport

SPALLETTI SHPËRFIL NAINNGOLAN/ Fitojmë edhe pa të, Marotta mund të japë…

Në fillim kampionati, përballja me Genoan, ndërsa më pas sfida Champions përballë Barcellona. Dy takime ku mund të vendoset shumë. Luciano Spalletti, trajneri i Interit, pas suskesit ndaj Lazios, kërkon nga të tijtë që të mos ndalen.

“Ndeshja me Genoa-n prezanton vështirësi si çdo tjetër. Pengesa ka në çdo cep. Paraqitjet e skuadrës së Juric kanë qenë të mira, sidomos ndaj Milanit. U desh një paraqitje e fortë e kuqezinjve për të fituar. Duhet ta tregojmë në fushë që jemi të fortë, jo ta themi”.

Beppe Marotta, ish-administratori i Juventus, pritet të vishet bardhezi. Spalletti shprehet: “E njoh, profesionist i shkëlqyer, mund të japë kontribut si te Juventusi. Ajo që më bën të reflektojë është fakti që Marotta do të largohej nga Juventusi e dinin të gjithë te Juventusi, ndërsa fakti që do të vijë te Interi e dinë të gjithë përveç se Interi”.

Diskutimi i trajnerit zikaltër vijon mbi Interin: “Detyra jonë është që të bëhemi skuadër e fortë dhe e bukur. Që luan një futboll të rëndësishëm si ka ndodhur në disa ndeshje. Tifozët besojnë te ne dhe duhet të marrim skenën”.

“Të mos harrojmë paraqitje si ndaj Sassuolo dhe Parma ku luajtëm mirë dhe në fund zero pikë. Lojtarët i kanë kuptuar gabimet”. Në fund, një batutë për Nainggolan: “Eshtë i fortë, por ka edhe të tjerë të fortë po sa ai. Po jep maksimumin, në stërvitje. Kur të jetë mirë do të luajë”.

Related posts

SURPRIZA FERRARI/ Makinë të veçantë për garën nr.1000 në Formula 1

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME DORTMUNDIN/ Sancho-s i trefishohet rroga pas startit fantastik të sezonit

Isa.Autor

Atletico Madrid gati t’i japë 400,000 € në javë Griezmann për ta mbajtur larg Barça-s

Sadik.Autor

Leave a Comment