Futboll Seria A Sport

SPECIALE/ Zgjimi, stërvitja, familja dhe gjuha italiane. Si i kalon 24 orët “alieni” Ronaldo

Kristiano Ronaldo ka marrë “frerët” e skuadrës së re, të jetës së re, të qytetit të ri: gjithçka natyrshëm, si të ishte një nga piruetat, me të cilat ekzalton tifozët bardhezi. Tani Juventusi është shtëpia e tij, së paku për sa u përket 600 metrave katrorë në kodrën e Torinos. Duket se ka rifituar afrimitetin me golat, por sakaq është stabilizuar edhe rutina e tij e përditshme: ndjek një metodë në orare, në vakte, në orët e gjumit dhe në relaks.

MËNGJESI – Aktivitetet ditore modifikohen në bazë të angazhimeve të punës, por më të zakonshmet janë ato kur dyert e qendrës sportive “Continassa” hapen në mëngjes. Kristiano zgjohet në 08:00, ndonjëherë edhe më herët: gjatë  viteve ka perfeksionuar idenë që, të ndara përgjatë gjithë ditës, duhen dhjetëra orë pushimi për të grumbulluar energjinë e duhur. Fillimisht, një stërvitje e muskujve të barkut, më pas konsumon një mëngjes jotipik të traditës italiane: ndoshta një tost me proshutë e djathë me yndyrë të ulët i shoqëruar me lëng agrumesh.

Ronaldo

Kristianinjo shkon në shkollë te “Wins”, “World International School”, në zemër të “J Village” (struktura sportivo-multifunksionale në pronësi të Juventusit), por nuk e shoqëron asnjëherë babai siç ndodhte në Madrid.

Rreth orës 09:30, Kristiano largohet nga banesa. Shoferi e përcjell në “Continassa”: nëse trafiku është “bujar”, i nevojiten thuajse 20′ për të arritur në destinacion. Në atë pikë nis stërvitja, ku Ronaldo punon në maksimum bashkë me kampionët e “Zonjës”: në këtë Juve fenomenesh CR7 nuk bën dallim, por rropatet si gjithë të tjerët.

NË “CONTINASSA” – Në të vërtetë Kristiano s’është gjithmonë i pari që paraqitet në qendrën stërvitore, e as i fundit që largohet: është thjesht i përpiktë. I zellshëm në përgatitjen e stërvitjes një orë përpara me disa trajtime e pak palestër; rigoroz në masazhet edhe pas lodhjeve në fushë që si normë zgjasin një orë e gjysmë.

ronaldo

Në fund, një rutinë goditjesh në portë me “snajperët” e tjerë. Pishina e re e “Continassa”-s është një shoqëruese e tij besnike përpara se të ulet në tavolinë: dietën ia cakton stafi bardhezi, ndalohen ushqimet me sheqer dhe ato të vështirët për t’u tretur.

MBRËMJET – Me t’u rikthyer në shtëpi, i lejon vetes pak relaks: duhet t’i nënshtrohet një stërvitjeje të dytë, në privat. Një program personal, i konsoliduar me vite praktike: një orë shumë intensive, rreth 16:30, mes peshave, ushtrimeve kardiovaskulare dhe notit. Darkën e kalon përgjithësisht me familjen; darka konsumohet rreth orës 20:30: pulë, fruta, pilaf e fasule.

ronaldo527

Por, jo gjithmonë qëndron brenda: shpesh është pikasur në shëtitje me Xhorxhinën në rrugët e lagjes apo në qendër të Torinos. Mes shokëve të skuadrës që e shoqërojnë më shpesh është Federiko Bernardeski. Pas darkës fle herët, mes orës 22:30 dhe 23:00, por përpara merr në dorë telekomandën: pak televizion italian i shërben “alienit” për t’u ambientuar me gjuhën e re… “njerëzore”.

Related posts

ZBULON VOTËN PËR “TOPIN E ARTË”/ “Jashtëtokësori” krahason Mbappe me Suarez dhe “MSN” me “MNM”

Delo.autor

VERA E “DIVORCIT”/ Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve, e ardhmja në pikëpyetje

F.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Skuadrat janë pretendente për titullin kampion (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment