Futboll La Liga Sport

Jashtë gare për “The Best”/ Vendimi i MESSIT do t’ju befasojë të gjithëve

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur me çmimin e lojtarit më të mirë në Champions-in e fundit, kur Cristiano Ronaldo e ka bojkotuar dhënien e tij për Modric, ceremonia e “FIFA The Best Player”, që do të mbahet në Londër, të hënën, më 24 shtator, nuk do të ketë mungesë të madhe.

Sipas një raporti të “Marca”, Lionel Messi do të jetë rregullisht i pranishëm në ceremoni, pavarësisht se nuk përfshihet në listën e tre kandidatëve për trofeun personal. Në podium për këtë çmim do të jenë Salah, Modric dhe Cristiano Ronaldo.

Messi ka qenë gjithmonë i pranishëm në këto ceremoni, duke treguar anën tjetër të medaljes njerëzore dhe profesionale nga rivali i tij më madh, CR7. Përveç kësaj, argjentinasi i Barcelonës do të jetë në gjendje ta shohë veten në javët e ardhshme duke marrë një tjetër çmim të rëndësishëm, si “Këpuca e Artë”, i cili do t’i dorëzohet atij si golashënuesi më i mirë europian.

Related posts

Shaqiri po e shijon sezonin më të mirë në karrierë (STATISTIKAT)

Q.Autor

SKEDINA E “ÇMENDUR”/ Parashikoi në kokë rezultatet e 2 ndeshjeve, tifozi fiton shifrën e majme me vetëm… 5 euro

Delo.autor

Bavarezët frymëzohen nga Juventusi, 1 maji është dita e puntorve edhe në “Bernabeu”

Sadik.Autor

Leave a Comment