Bundesliga Futboll Sport

STOLI I BAYERNIT/ Pas Zidanit del në skenë edhe emri i ish-kapitenit bavarez

Zinedin Zidane, Jurgen Klop dhe Arsen Venger kanë qenë me kohë në listën e trajnerëve që mund të zëvendësojnë Niko Kovaçin në krye të pankinës bavareze. Por, Mark Van Bomelin shumë pak e kanë lexuar në shkrimet e shumta në mediat gjermane. Ai punon momentalisht si trajner në skuadrën holandeze të PSV-së dhe ka qenë shumë i suksesshëm.

Në 21 ndeshje si trajner ai ka fituar 2.19 pikë në një takim. Ai ka qenë edhe zëvendëstrajner me ish-teknikun e Holandës Bert Van Marvijk. Ndërkohë, Rafael Van der Vart që ka qenë edhe ish-shok skuadre me Van Bomelin, është shprehur se ai mund ta shohë ish-shokun e tij të skuadrës të drejtojë një skuadër në Gjermani.

“E njoh shumë mirë Markun, ai po bën një punë shumë të mirë në Holandë. Por besoj se Niko Kovaçit duhet t’i japim edhe pak kohë”, u shpreh ishlojtari i Hamburgut. “Van Bomel është më shumë gjerman se holandez dhe mendoj se një ditë do të mund drejtonte pa problem një skuadër gjermane, qoftë kjo edhe Bajerni i Mynihut”. Edhe pse për momentin është ende shumë herët për Van Bomel që të marrë këtë rol të rëndësishëm. Atij i mungon ende eksperienca e duhur.

Por ato që kërkojnë bavarezët ai i disponon. Në vitin 2006 deri në 2011 ai luajti 123 ndeshje me Bajernin. Në 2008 ai mbajti edhe shiritin e kapitenit. Nëse do të arrijë të jetë drejtuesi i bavarezëve, kjo mbetet për t’u parë, në skenë janë dhe dy trajnerë të rëndësishëm si Zidanë dhe Venger. Francezi është më i avantazhuar për të qenë trajner i ri i kampionëve të Gjermanisë në sezonin e ardhshëm ose edhe më shpejt.

Related posts

Agjenti i Klopp: Bayern dhe ai do të përshtateshim mjaft mirë…

Sadik.Autor

CARABAO CUP/ Arsenal fiton lotarinë e penalltive dhe hakmerret ndaj Kampionëve të Anglisë

Delo.autor

MILAN-ROMA/ Gafë skandaloze e portierit, Dzeko vendos baraspeshën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment