Futboll Seria A Sport

ANALIZA NGA MOURINHO/ Ja si do luaja unë ndaj Kroacisë

Nga Jose Mourinho

Nuk dua të ndërhyj në punën e Sauthgejtit, por unë do të luaja me dy “qendërmbrojtës” përpara mbrojtjes në mesfushë. Garet nuk ka ndërhyrë kurrë se si unë duhet të luaja te Junajtid apo Totenhemi. Por për t’u argëtuar, unë po i bëj formacionin dhe do të zgjidhja Hendersonin në portë. Pa Meguajërin, do të aktivizoja Stonsin dhe Mingsin në qendër të mbrojtjes. Mingsi ka cilësitë e liderit, Stons është shumë i shpejtë. Mendoj Konor Kodi është më shumë një mbrojtës për linjën me tri vetë dhe djaloshi nga Brajtoni (Ben Uajt) është shumë i mirë, por sapo ka ardhur në kombëtare dhe nuk ka kuptim. Në krah të djathtë ti mund të zgjedhësh me monedhë, sepse kushdo mund të luajë, por unë do të zgjidhja Uokerin për shpejtësinë dhe eksperiencën. Ai i mbyll hapësirat e brendshme pak më mirë sesa Xhejms dhe Tripier. Në krah të majtë do të preferoja Çiluellin.

Nuk do ta mendoja dy herë. Ai është inteligjent dhe mbulon hapësirën. Është i rrezikshëm në sulm, i fortë në ajër dhe në goditjet standarde. Dhe mund të mbrojë mirë. Shou bëri një sezon shumë të mirë dhe është përmirësuar, por mendoj se Çiluell ka diçka më shumë me topin, është shumë i qetë nën presion. Në mesfushë, Bellingam është një lojtar që e dashuroj, por ndoshta jo për ndeshjen e parë. Ai është perfekt për një mesfushor të dytë. Pastaj do zgjidhja Rajs dhe Filips. Herri Kejn është i paprekshëm dhe mendoj se edhe Grelish është i tillë. Pozicioni i tij më i mirë është në të majtë. Pastaj atje mund të luajë Rashford. Ai është totalisht i humbur kur luan në të djathtë, thyhet dinamika. Ai sulmon hapësirën në të majtë. Grelish për mua është i jashtëzakonshëm në fantazi, më kujton pak Figon. Grelish në të majtë, Maunt numër 10 dhe Foden në të djathtë. Foden-Maunt-Grelish, prandaj zgjedh Filips dhe Rajs në mesfushën defensive. Duhet respektuar kundërshtari, sepse një ekip si Kroacia ti nuk do ta shkatërrosh dhe t’u mbash topin gjatë gjithë kohës

Related posts

PAS PËRJASHTIMIT NGA GJERMANIA/ Vjen reagimi i Thomas Muller, ja deklarata e bujshme

Delo.autor

AKUZA TË FORTA/ Augustì Benedito: Loja e pisët e Bartomeut për të shitur Messin! Shikoni se çfarë po planifikon

Delo.autor

Lorik Cana dhuron emocione edhe jashtë fushe, shpalos flamurin shqiptar në muzeun e Galatasarayt

Q.Autor

Leave a Comment