Futboll Kosova Sport

SUKSESI NË LIGËN E KOMBEVE/ Kombëtarja e Kosovës mbyll fazën e grupeve si fituese e grupit 3 të Ligës D

Kombëtarja e Kosovës në futboll, së fundi ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm.

Në kuadër të Ligës së Kombëve, në fazën e grupeve Kosova përfundoi si fituese e grupit 3 të Ligës D, shkruan gazetametro.net.

Nga gjithsej gjashtë ndeshje, Kosova shënoi 4 fitore dhe 2 barazime.

Me këtë rast, ‘Dardanët’ edhe thyen një rekord, pasi që shënuan 15 gola në fazë të grupeve, më shumë se cilado kombëtare tjetër në garë.

Kosova tani renditet në pozitën e 84-të në ‘World Football Elo Ratings’, e cila publikohet nga faqja eloratings.net.

Kështu, Kosova është ngritur për 33 pozita më lartë nga viti i kaluar.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës ka siguruar fazën e play-offit të Ligës së Kombeve ku do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale.

Related posts

Barcelona gëzon tifozët në mëngjes, gati super-transferimi 70 milionësh

Q.Autor

Mbrojtësit e krahut, synimi i Juventus në merkaton e verës…

Sadik.Autor

DERBI I MADONINËS/ Tifozët e “Djallit” i shkojnë Milan-it në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment