Futboll Sport

“SULMUESI MË I MIRË NË BOTË”/ A është i fiksuar pas “TOPIT TË ARTË”? Ja përgjigjia e Griezmann…

Ylli i Francës, Antoine Griezmann, këmbëngul se nuk është i fiksuar ta fitojë “Topin e Artë”, edhe pse pranon se është i etur për t’i vënë duart në trofeun e lakmuar. Griezmann është ndër pretendentët për ta fituar këtë çmim, pasi e ndihmoi Francën të fitojë Kupën e Botës në Rusi, si dhe Atletico Madrid të kishte lavdi në “Europa League”, në vitin 2018.

Duke folur pas fitores 1-0 të miqësores ndaj Uruguajit, të martën, 27-vjeçari ishte i qartë për dëshirën e tij: “Dua ta fitoj “Topin e Artë”, gjithashtu”. Por, kur u pyet nëse ndihej i fiksuar për këtë, ai u përgjigj:

“Jo, por ky është një çmim për Francën. Njerëzit nuk më pëlqejnë kur kërkojnë diçka për veten e tyre, individualisht, por jam krenar që do të jem atje si finalist dhe shpresoj ta fitoj trofeun. Sigurisht, ka lojtarë të tjerë, që mund ta fitojnë atë dhe e meritojnë, gjithashtu, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Griezmann shënoi 4 gola në Kupën e Botës, ndërsa realizoi 29 gola në të gjitha garat për Atletico Madridin, në sezonin 2017-2018. Gara për “Topin e Artë” e përfshin me bashkatdhetarët e tij, Kylian Mbappe dhe Raphael Varane, ndërsa Luka Modric i Kroacisë është favoriti. Griezmann përfundoi i treti në garën për “Topin e Artë”, në vitin 2016, i cili u fitua nga Cristiano Ronaldo.

Related posts

BURG ME KUSHT DHE GJOBË E MAJME/ Benzema e pëson keq pas skandalit me Valbuenan

Delo.autor

E FUNDIT/ Juventus humbet sulmuesin Dybala për dy ndeshjet e sezonit, ja shkaku…

Delo.autor

COVID-19/ Shpërthim infektimesh tek skuadra e lojtarit të Kombëtares, rrezikohet ndeshja e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment