Futboll Seria A Sport

FRIKË TEK INTERI/ Spalletti shpall MUNGESA të rëndësishme për transfertën me Atalantën

Pas një barazim të mirë në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, Interi e “kthen fletën” nga kampionati italian, ku do të ballafaqohet të dielën në mesditë me Atalantën, në fushën e kësaj të fundit. Luciano Spalletti doli në konferencë për shtyp dhe foli mbi lojtarët e dëmtuar në mesfushë.

Po ashtu, ai shpalli mungesa të rëndësishme në transfertën e së dielës: “Nainggolan ka shkuar përsëri në gjendjen e mëhershme, nuk ka gjasa të jetë në fushë nesër. Më të lodhurit janë ata, që kanë luajtur më tepër. Brozovic do të vlerësohet nëse mund të jetë gati, Borja Valero është duke bërë mirë”.

Kuptohet, nuk do të jetë një ndeshje e duhur për rotacion në formacion, sepse trajneri Spalletti e respekton kundërshtarin nga Bergamo dhe cilësinë e tij: “Nëse do të vlerësojmë statistikat e lojrave të fundit, Atalanta duhet të ishte më lart në renditje, por po paguan fillimin e sezonit, që nuk ishte fort i mirë”.

Në Bergamo, Inter shkon me një ecuri prej shtatë fitoresh radhazi në Seria A. Ky fakt analizohet kështu nga trajneri zikaltër: “Ne duhet të jemi në këtë nivel gjatë gjithë kampionatit. Në qoftë se një periudhë të garës e merr më lehtë, atëherë periudhën tjetër të duhet një “galop” i fortë.

Unë e kam pritur këtë reagim nga skuadra. Kjo transfertë është një mundësi për të parë nivelin e pjekurisë, që kemi arritur. Një brez i tillë fitoresh është regjistruar edhe në vitet e mëparshme, prandaj na duhet të mbetemi konstantë në vijimësi”.

Spalletti ka fjalë të rëndësishme për Gagliardini, Joao Mario dhe Dalbert, edhe pse të përjashtuar nga lista e Champions-it: “Ata janë profesionistë të mëdhenj. Edhe pse trajnohen me të tjerët, ndërsa shokët e tyre janë duke u përgatitur për Ligën e Kampionëve, ata nuk zhbilancohen asnjë centimetër”.

Batuta edhe gjesti i Mourinhos në “Aliianz”, në sfidën e së mërkurës, nuk mund të anashkalohej nga një koment i trajnerit të Interit: “Kjo është pjesë e shfaqjes. Pastaj, në qoftë se e ngacmon një luan, luani do të shpërthejë…”.

Related posts

GRIEZMANN SHËNOI DOPIETË NDAJ BETIS/ Ja reagimet e “Pleshtit” dhe djalit të tij nga tribuna (VIDEO)

Delo.autor

HAPET HETIMI/ Zbardhet sherri i Ibrës me Mareskën, suedezi rrezikon 3 ndeshje pezullim

Delo.autor

Atletico, gati të kthejë në Madrid Tibaut Courtois

Sadik.Autor

Leave a Comment