Boks Të tjera

SUPERSFIDA/ Wilder: Pasi të mund Fury do të jem boksieri më i mirë i peshës së rëndë

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri amerikan Deontay Wilder (40 firtore e asnjë humbje në karrierë) përgatitet për një fitoren e radhës në duelin e 1 dhjetorit ndaj britanikut Tyson Fury (27 fitore e asnjë humbje). Një përballje mes dy boksierësh që nuk e njohin fjalën “humbje” në karrierën e tyre, ndaj Wilder beson se ky triumf ndaj Fury, një ish-kampion bote në këtë Divizion do t’i japë atij një status të veçantë.

“Për mua Fury përfaqëson një duel të rëndësishëm në peshën e rëndë, sfida më e rëndësishme në këtë Divizion dhe fitorja ndaj tij do të më çojë në një nivel tjetër të boksit profesionist. Shumë njerëz kanë dyshuar për mua, por pasi të më shohin triumfues ndaj Fury do të më kërkojnë ndjesë. Pasi ta hedh “KO” britanikun do të jem boksieri më i mirë në peshën e rëndë. Askush nuk do të më ndalë në këtë rrugëtim”, tha sot Wilder.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel thumbon Ferrarin: Më larguan pa më pyetur, nuk ditën të menaxhojnë asgjë

Delo.autor

VAZHDON ECURINË E TIJ TË FRIKSHME NË “UFC”/ Adesanya FITON titullin KAMPION me një “KO” të dhunshëm

Delo.autor

MOTO GP/ Rrëfehet kampioni i botës: Babai im ishte si Hitleri me rregullat

Delo.autor

Leave a Comment