Futboll Sport

TAKIME MIQËSORE/ Argjentina “tregon dhëmbët”, dominon Meksikën në miqësore (VIDEO)

Ishte ndeshje miqësore. Argjentina mposhti 2-0 Meksikën në Cordoba, të premten, falë golit të Ramiro Funes Mori dhe autogolit të Isaac Brizuela. Meksika mund të kalonte në epërsi që në minutën e dytë, kur Raul Jimenez goditi bukur me kokë, por priti portieri kundërshtar. Më pak se një minutë më vonë, gabimi i Funes Mori e lejoi Alan Pulidos të “flirtonte” me golin, por gjuajtja e tij u grushtua nga Agustin Marchesin.

Pasi mbijetoi në këto raste të hershme, Argjentina u vendos në garë dhe ngadalë filloi të kërcënonte kundërshtarin përmes Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez. Presioni vazhdoi të rritet. Minuta e 38-të ishte drithëruese për Meksikën, teksa goditja e lirë e ekzekutuar nga Dybala për pak nuk përfundoi në rrjetë.

Dhe kur rezultati u zhbllokua, ishte një tjetër aksion i nisur nga këmbët e Dybala, që u finalizua nga Ramires Funes Mori. Ishte pikërisht minuta e 45-të e ndeshjes, kur Meksika u dorëzua për herë të parë. Me fillimin e pjesës së dytë, meksikanët tentuan të barazojnë, krijuan raste të volitshme, por Argjentina u shfaq e kujdesshme në prapavijë.

Përmes kundërsulmit dhe goditjeve standarde, argjentinasit kërkuan edhe golin e dytë e të sigurisë. Ishte përsëri Dybala, ai që dërgoi një top të ponderuar në zonën e vogël të portës meksikane, ku zëvendësuesi Brizuela, në përpjekje për të spastruar, e dëvijoi në portën e tij, duke shkaktuar një autogol fatkeq. Kronometri i gjyqtarit shënonte minutën e 83-të.

Related posts

Risi në listën e “3 luanëve”, 4 debutues për miqësoret me Italinë e Holandën

Q.Autor

SKANDAL NË PERU/ Armë dhe drogë me vete, arrestohet ish-futbollisti i skuadrës spanjolle

Delo.autor

ZYRTARE/ Juventus rikthen “hajmalinë” me 10 trofe të fituar. Fanelat e reja pa liderin

Delo.autor

Leave a Comment