Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk transmetojmë ndeshjen nga stadiumi i ri sepse…

Plot katër stacione radiosh franceze, kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës ditën e nesërme, për dëgjuesit e tyre.

Është gazeta franceze “L’Equipe”, që shkruan se përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Përveç kostove tradicionale për instalimin dhe përdorimin e linjave, nga ana e FSHF siç duket ka ardhur edhe një kërkesë për një kosto tjetër, që për francezët nuk ishte e justifikueshme, dhe nuk ishte aspak në përputhje me rregulloren e UEFA-s.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Federata Franceze e Futbollit, duke u përpjekur për të gjetur një kompromis, por pa një marrëveshje në fund.

tribuna medias arena kombetare

Related posts

E TRISHTË/ Tragjedi në futboll, ndërron jetë shoku i lojtarëve të Kombëtares shqiptare

Delo.autor

“EURO 2020” I REKORDEVE/ 20-vjeçari i Uellsit bëhet futbollisti më i ri në histori që…

Delo.autor

NUK NDALET TELENOVELA “WANDA-ICARDI”/ Ylli i PSG-së kaloi fundjavën me modelen argjentinase në hotelin… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment