Futboll Kombëtarja Sport

TË FRIKSHËM/ FORMACIONI I MUNDSHËM: Ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë kundër SKOCISË (FOTO)

Kristian Panuçi i beson krahun e djath të të mbrojtjes Frederik Veselit, ndërsa konfirmon thuajse të njëjtët lojtarë që ka përdorur edhe në sfidën e fundit për Ligën e Kombeve në Izrael, me përjashtim të dy të pezulluarve për kartonë: Elseid Hysaj dhe Migjen Basha. Stërvitja e fundit e kuqezinjve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës konfirmoi idetë e Panuçit për një Shqipëri sulmuese me skemën 4-2-3-1, ku shpejtësia e Uzunit dhe Grezdës nga krahët mund të jetë determinante.

Shqiperia Kombetarja Panuci

Mesfushori që luan te Gllazgou në Skoci, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, do të jetë në fushë nga minuta e parë, pavarësisht se nuk është stërvitur me grupin gjatë javës. Në seancën e fundit, Grezda tregoi gatishmërinë e tij, duke dhënë sinjalet e duhura për Panuçin.

Në majë do të luajë Bekim Balaj, pikërisht në stadiumin ku hodhi hapat e parë të karrierës. “Loro Boriçi” ka kujtime fantastike për shtatlartin edhe me fanellën kuqezi, pasi në edicionin e kaluar vulosi fitoren ndaj Maqedonisë 2-1 në një ndeshje që u luajt në dy ditë për shkak të ndërprerjes prej shiut.

Shqiperia Kombetarja Stervitje

Me Thoma Strakoshën në portë, që ka fituar duelin me Etrit Berishën, Panuçi zgjodhi që të rikonfirmonte dyshen GjimshitiMavraj, ndërsa edhe Binakun në krahun e majtë. Prova e madhe është kalimi i Veselit në të djathtë, teksa trajneri beson tek eksperienca e mbrojtësit të Empolit.

DILEMA

Ergys Kaçe nga minuta e parë apo Sabjen Lilaj? Kjo është dilema që ka shoqëruar Panuçin, i cili edhe në stërvitjen e fundit u mundua të shkartiste grupin, duke mos dhënë shumë indice. Gjithsesi, favorit për ta nisur nga minuta e parë është Kaçe, edhe pse u grumbullua vetëm në momentet e fundit nga italiani.

Stervitje Kombetarja

Mesfushori korçar ka rifituar formën te Panathinaikos dhe në ndeshjen e fundit shënoi një supergol në derbin me Olimpiakosin. Në repartin e mes fushës Panuçi i beson gardës së vjetër, me Xhakën në rolin e shkatërruesit dhe Memushajn të spostuar disi në ndihmë të sulmit.

Në rastet kur skuadra sulmon, skema bëhet edhe 4-2-4, me Shqipërinë që do të kërkojë të jetë gjithnjë në ekuilibër, pasi Skocia ka lojtarë të shpejtë dhe sinjalet i dha në ndeshjen e muajit të kaluar, duke “asfiksuar” kuqezinjtë. Sot pritet një tjetër histori, por me kuqezinjtë që nuk kanë se çfarë të humbasin dhe natyrisht hapësirat për skocezët mund të jenë më të mëdha.

for

 

Related posts

ZBULON LOJTARIN E SEZONIT NË PREMIER/ Van Dijk “tradhton” Liverpoolin, voton “armikun e madh”…

Delo.autor

Rugani me fat, një gazetare seksi në krah të tij (FOTO)

Sadik.Autor

Agjenti: Gareth Bale kushton 222 milionë euro, po aq sa Neymar

Q.Autor

Leave a Comment