Futboll Shqipëri Sport

TELUSHI RIKTHEN PARTIZANIN TE FITORJA/ -1 nga Skënderbeu në krye

Skuadra e Partizanit është rikthyer te suksesi, përmes fitores së shënuar mbrëmjen e të shtunës në përballjen ndaj Kamzës, në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Telushi në të 47’, në një ndeshje të dominuar nga Partizani, të paktën për nga rastet flagrante për gol, në dispozicion të të kuqëve. Këta të fundit në “Selman Stërmasi” u detyruan të mundin jo vetëm kundërshtarin e ngjeshur në mbrojtje, por edhe fatin, që i ka ndalur të paktën në dy raste, nëpërmjet shtyllave, sikurse dhe arbitri me anullimin e golit të Bardhit.

Gjithsesi, të kuqtë e udhëhequr nga trajneri Skënder Gega kanë qenë të pafrenueshëm, aq sa për të arritur me çdo kusht objektivin, duke hipotekuar tre pikët që rikthyen Partizanin te fitorja, pas disfatës së javës së kaluar përballë Skënderbeut. Tashmë të kuqtë vijojnë të qëndrojnë vetëm 1 pikë larg kreut, ku tashmë janë pozicionuar korçarët. Nga ana tjetër, Kamza vijon të dergjet në zonën e akullt, duke u renditur në vend të 9-të të klasifikimit me vetëm 8 pikë në 11 javë.

Ishin pikërisht të kuqtë e Gegës ata që kanë nxituar të japin sinjalet e para, për t’u imponuar ndaj Kamzës, edhe pse pa saktësinë e duhur në finalizim. Ndërkohë, trajneri i miqëve, Klodian Duro u desh të bëjë llogaritë jo vetëm me kundërshtarin, por edhe me dëmtimet e hershme të futbollistëve të tij. Të detyrueshme ishin dy zëvendësimet e paevitueshme, që në pjesën e parë të takimit, duke larguar të dëmtuarit Orelesi dhe Beqiri. Të kuqtë kanë gjetur golin në të 34’, por realizimi i Bardhit është anulluar nga arbitri, si i parregullt për pozicion jashtë loje të Çinarit. Vetëm një minutë më pas, ishte sërish Bardhi protagonist por kësaj here në cilësinë e njeriut asistues, duke shërbyer një top fantastic për Malën, që godet fuqishëm, por topi përplaset në traversë.

Pikërisht atëherë kur pritej vërshëllima e arbitrit për përfundimin e pjesës së parë janë regjistruar dy shanse flagrante për gol nga të dyja kampet. Traversa e dytë për të kuqtë, kësaj here me protagonist Ibrahimin, dhe menjëherë më pas kundërpërgjigja e Kamzsës me Rolovic që tenton pas asistit të Zisit, por ndalon në mënyrë fantastike Hoxha. Pjesa e dytë ka nisur e njëjtë me të parën, me të kuqtë më kërkues dhe të imponuar ndaj Kamzës, me përpjekjet e Partizanit të shpërblyera që në fillim.

Pikërisht në të 47’, pas një goditje këndi në favor të të kuqëve, duke përfituar nga rrëmuja në zonën e Kamzës, Bruno Telushi, shumë pranë shtyllës së dytë ka dërguar topin në rrjetë, duke kaluar Partizanin në avantazh 1-0. Avantazhi i vendosur që në fillim të fraksionit të dytë, i ka dhënë të kuqëve qetësinë e nevojshme për të administruar më mirë të gjithë pjesën e mbetur të lojës, madje duke tentuar edhe thellimin e avantazhit, me cilësitë individuale të Asanit, por pa sukses në finalizim. Nuk është dorëzuar Kamza, e cila i është afruar maksimalisht golit të barazimit në të 77’ kur topi i goditur nga Frashëri është përplasur me shtyllën. Gjithsesi, angazhimi më i fortë i Partizanit në mbrojtje, shpëtimi i Avdylit në të 90′ përballë Mensah, por edhe mungesa e forcës dhe saktësisë së Kamzës, bëri që rezultati i vendosur nga goli i realizuar nga Telushi në të 47’ të mbetet në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Partizani-Kamza 1-0

Shënues: Telushi 47’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Kote, Asani, Mala, Çinari, Bardhi.

Trajner: Skënder Gega

Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Orelesi, Idrizaj, Malaj, Mumajesi, Mehmeti, Fukui, Zisi, Roloviç.

Trajner: Klodian Duro

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi SHQIPTAR bëhet hero, Bazeli kalon në playoff falë AJETIT (VIDEO)

Isa.Autor

LEGJENDA E MAN UNITED MASAKRON MESFUSHORIN/  Nëse s’di të bëjë një pasim të thjeshtë, të…

Isa.Autor

TEUTA-BEITAR/ Fantastik Blerim Krasniqi, durrsakët gjejnë menjëherë golin e avantazhit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment