Futboll Premier League Sport

RRËFEN DIÇKA TË PAZAKONTË/ Klopp tregon stadiumin që urren: Atmosfera atje është absolutisht e “çmendur”…

Kampionë Europe në fuqi, të parët në Premier Ligë. Asgjë nuk mund ta ndalë Liverpulin e Jyrgen Klopit këto kohë, përveç “Ramon Sanchez Pizjuan”-it të Sevijes. Kësaj skuadre që ai ka ndërtuar këto vite, më shumë i tremben sesa u trembet. Por tekniku gjerman pranon diçka të pazakontë gjatë një interviste për sajtin e FIFA-s. Trajneri i “Reds”-ave zbuloi se ka një problem me stadiumin e klubit andaluzian.

 SEKRETI 

“Nuk jam i sigurt se cili është stadiumi që më pëlqen më shumë të luaj, por nuk kam dyshime për atë që e urrej më shumë. Është stadiumi i Sevijes”. Dhe motivi është…. “Atmosfera atje është absolutisht e çmendur. Bëhet njësh së bashku me fushën. Por ky është një kompliment”. Fakti që gjermani nuk pëlqen të luajë në Sevije janë eksperiencat e tij që kur drejtonte Maincin, por edhe me Borusian e Dortmundit dhe deri te Liverpuli.

ramon sancez

 

BARAZIMI I ÇMENDUR 

Ndeshja e fundit në të cilën anglezët luajtën në “Ramon Sanchez Pizjuan”, dy vite më parë, prodhoi një barazim spektakolar 3-3. Spanjollët e panë veten në disavantazh të tre golave që në gjysmëorëshin e parë. Por dy gola të Ben Jeder në pjesën e dytë dhe i treti në kohën shtesë, bënë që Liverpuli i Klopit të largohej vetëm me një pikë nga Spanja. Një kujtim që gjermani nuk do ta harrojë kurrë. Është mësuar ai të bëjë përmbysje të tilla të çmendura dhe jo t’i pësojë. Ndoshta kjo është arsyeja përse Klop ka kujtime të hidhura nga ai stadium, ku nuk ka regjistruar kurrë në karrierën e tij 18-vjeçare një fitore.

Related posts

YLLI GOMEZ DREJT LARGIMIT NGA ATALANTA/ Drejtori sportiv i Milan-it: Ne nuk duam të përfshihemi në këtë çështje

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, ylli i Juventusit drejt transferimit te Schalke

Q.Autor

YLLI I LIVERPOOLIT I ÇMENDUR PAS MAKINAVE/ Daniel Sturridge shpenzon 34 mijë sterlina për… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment